‘Mein Kampf’, prokuroria: S’e ndalojmë. Hitleri: Serbët më ngjallën krupën
TIRANE-Bllokimi i librit të Adolf Hitler "Lufta ime" duket se do të shndërrohet në një kalvar debatesh e diskutimesh mes institucioneve përgjegjëse të vendit. Ermir Nika, drejtor i librit në Ministrinë e Kulturës shprehet se, institucioni ku ai punon nuk ka fuqi ligjore për ta bllokuar dhe nuk mund të ngrejë padi. Ndërkohë, nga ana tjetër Prokuroria e Përgjithshme shprehet se nevojitet një kallëzim nga organet kompetente që merren me përmbajtjen e librave, për të nisur një hetim, i cili më pas ndoshta do të çojë në bllokimin e këtij libri të shumëpërfolur. "Duarlidhur" duket të jetë edhe Policia e Shtetit që deklaron se nevojitet një vendim ose akt që ndalon botimin e këtij libri në mënyrë që ata të nisin hetimet.
E kontaktuar nga "Gazeta Shqiptare", Zyra e Shtypit e Prokurorisë së Përgjithshme shprehet se ka një vakum ligjor dhe institucional për këtë rast, pasi sipas saj, është i nevojshëm një kallëzim nga strukturat përgjegjëse, që më pas të nis hetimi.
E perditshmja Gazeta Shqiptare sjell me pas pasazhe nga libri i Hitlerit. Tek 'Lufta ime' shpalosen kendveshtrimet e tij per shtetet, kulturat, historite, zhvillimin e ketyre vendeve. 'Ky spektakël konglomerat racash heterogjene që shfaqej në kryeqytetin e Monarkisë së Dyfishtë, kjo potpuri çekësh,
polakësh, hungarezësh, rusësh, serbësh, kroatësh, e të tjerë, së bashku me atë bacilin që tretet e shkrihet në çdo shoqëri njerëzore, çifutin, gjendej atje, gjendej këtu, gjendej në çdo vend. I gjithë ky spektakël pra, me ngjallte krupën. Qyteti gjigant më dukej si mishërimi i shthurjes më bastarde".
(Lajmi i plote tek Gazeta Shqiptare)
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Botohet në shqip libri i ndaluar i Hitlerit "Mein Kampf"