E Shtunë, 31 Tetor 2026

BERZH: Tirana, mundësi e mirë për investime

Basha gjate takimit me delegacionin e BERZH

TIRANE- Trami, transporti publik parkingjet dhe ndriçimi kanë qënë disa nga fushat ku Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim(BERZH) ka shprehur interes për investime gjatë një takimi që delegacioni i BERZH ka patur sot me kreun e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.

Duke sjellë në vëmendje se shumë vende të  botës kanë ndaluar investimet dhe projektet, Tirana, sipas drejtuesve të BERZH, po dëshmon të kundërtën duke dhënë dhe një sinjal pozitiv tek investitorët e huaj. Sipas Bashkisë së Tiranës, drejtuesit e BERZH  e kanë konsideruar Tiranën një mundësi të mirë për investime dhe për ketë arsye kjo bankë ka vendosur të bëhet pjesë e realizimit të njësërë projektesh në kryeqytet.

Tirana është konsideruar nga drejtuesit e BERZH si promotor zhvillimi dhe punësimi për gjithë vendin dhe që po ndikon në rritjen ekonomike të Shqipërisë. Drejtuesi e BERZH i kanë kërkuar Bashës që Tirana të jetë pjesë e strategjisë së kesaj banke, pasi pjesa më e madhe e portofolit të investimeve të saj do të përqendrohet në Tiranë.

Në fjalën e tij, kreu i Bashkisë ka sjellë në vëmendje atmosferën që sjell kryeqyteti për biznesin në botë, taksa të ulta dhe procedura të shkurtuara burokratike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›