E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma zgjedhore, mbledhja pa rezultat

Demokratët akuzuan opozitës se po e bllokon qëllimisht këtë reformë, por socialistët nga ana e tyre thanë se do të paraqiteshin me një draft-propozim në mbledhjen e ardhshme që pritet të zhvillohet të mërkurën e javës që vjen.

Mbledhja zgjati rreth një orë dhe më pas socialistët e bojkotuan.  “Sot PS tentoi se duke përdorur ODIHR të bëjë bllokimin e radhës dhe të djegë dhe këtë afat 3 javor. Detyrat janë të qarta dhe askush nuk mund të shkojë përtej procedurave të OSBE/ODIHR. Detyra ishtë që ekspertët të rishikonin dhe  të nxirrnin për miratim të gjithë amendamentet në lidhje me administratën e zgjedhjeve dhe proceduarat ankimore si dhe të reflektohen rekomandimet e ODIHR për teknologjinë. Kjo është e papranueshme, një hipokrizi e radhës e PS”, deklaroi Oerd Bylykbashi, përfaqësuesi demokrat në këtë reformë. 

Ndërkohë, eksperti i Partisë Socialiste, Bledar Çuçi, tha se nuk ka bllokim të reformës, por vetëm diskutime për çështjet e mbetura pezull. “Sot komisioni si mbledhje të parë, kishte si objekt të mandatonte ekspertët për kapitujt e mbetur. Puna është në dy pjesë. Kapitujt që kanë të bëjnë me administratën zgjedhore dhe procedurat e ankimimit. Si dhe me cështje që ka kaluar komisioni dhe ODIHR ka disa komente, që kanë të bëjnë me teknologjinë. Nuk e di pse pati debat dhe unë u shpreha i gatshëm që deri të mërkurën të punojmë për këto cështje. Nuk mendoj se PS po tenton të bllokojë, pati vetëm debate. Unë si ekspert që përfaqësoj interesat e PS në komision them se do paraqesim një projekt apo draft të mërkurën për të vijuar punën dhe nuk besoj se kjo quhet bllokim”, theksoi Çuçi. /Start/

                                                                                             2012-06-22 12:05
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›