E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një 18-vjeçar mbytet në Jon, një tjetër në Golem

Foto Ilustruese

UPDATE- Një 18 vjeçar është mbytur sot në  detin Jon në Sarandë, ndërsa një burrë rreth të 60-ve u gjet i pajetë në bregdetin e Golemit. I riu 18- vjeçar nuk është identifikuar ende, ndërsa policia tha se është nga Gjirokastra.

Në momentin e mbytjes ai ka qenë në shoqërinë e shokëve. Ngjarja ka ndodhur në vendin e  quajtur, Kanali i Çukës. Pritet mbërritja e polumbarëve të RENEAS për të nisur kërkimet për gjetjen e trupit të 18- vjeçarit.

Më herët u njoftua se një burrë rreth të 60-ve është gjetur i pajetë pasditen në bregdetin e Golemit. Viktima ende nuk është identifikuar, ndërsa policia tha se është gjetur në breg të detit, me rroba banjo, dhe rreth 60 vjeç. Dyshohet se viktima mund të jetë mbytur pas një infarkti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›