E Shtunë, 31 Tetor 2026

BERZH financon 50 milionë euro për rrugët rurale

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka nënshkruar me Ministrinë e Financave dhënien e një kredie të butë, prej 50 milionë euro për rehabilitimin e rrjetit rrugor në vend. Më shumë se gjysma e popullsisë në Shqipëri është e përqendruar në zonat rurale, ku pjesa më e madhe punon në sektorin e bujqësisë. Gjendja e keqe e rrugëve rurale në vend po

vështirëson zhvillimin e sektorit privat në qytetet e vogla dhe fshatra, duke limituar konkurrencën e kompanive bujqësore. Shuma e siguruar nga huaja e BERZH-it do të përdoret për të financuar rehabilitimin e 500 km të rrjetit rrugor në zonat rurale të Shqipërisë. Banka Evropiane e Investimeve (BEI) do të sigurojë një hua në të njëjtën shumë për të bashkëfinancuar projektin. Gjithashtu, projekti do të mbështetet nga një grant prej 33 milion Euro nga Komisioni Evropian në kuadër të programit IPA 2010/2011 dhe një grant shtesë prej 4 milion Euro për asistencë teknike nga Ëestern Balkans Investment Frameëork. Investimi është pjesë e një programi më të gjerë kombëtar për rehabilitimin e 1,500 km rrjeti rrugor rajonal dhe lokal, i financuar paralelisht nga Banka Botërore, Fondi i OPEC, Banka për Zhvillim e Këshillit të Evropës dhe financues të tjerë të mundshëm. Ky projekt ka një rëndësi të madhe për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik të Shqipërisë. Përmirësimi i infrastrukturës së transportit në zonat rurale do të lehtësojë hyrjen e popullsisë në tregjet ekonomike dhe shërbimet kryesore, rritjen e konkurrencës së kompanive lokale dhe përmirësimin e standardeve të jetesës në qytetet e vogla dhe fshatra tha Sue Barrett, Drejtoreshë e BERZH-it për transportin. Ne jemi të kënaqur që vazhdojmë bashkëpunimin tonë me BERZH-in për modernizimin e infrastrukturës së transportit në Shqipëri. Financimi i siguruar nën drejtimin e BERZH-it do të mbështesë punime të rëndësishme për rehabilitimin e rrugëve sekondare dhe lokale , duke afruar më shumë popullsinë në zonat rurale me tregjet dhe shërbimet u shpreh Ridvan Bode, Minister i Financave i Shqipërisë. Deri tani BERZH ka investuar 120 milion Euro për modernizimin e infrastrukturës së transportit në Shqipëri. Në total Banka ka investuar deri tani rreth 550 milion Euro në sektorë të ndryshëm të ekonomisë së vendit, duke mobilizuar investime shtesë prej rreth 1 miliard Euro.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›