E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ishulli i Çifteve vjen në ekranin e kinemasë

Në kinema Millennium sot do të fillojnë projeksionet e komedisë Couple Retreat (Ishulli i Çifteve), i cili është një komedi mjaft zbavitëse e realizuar nga regjisori Peter Billingsley me protagonistë aktorë mjaft të njohur hollivudian si: Malin Akerman, Kristen Bell, Jason Bateman, Jon Favreau, Vince Vaughn, Kristin Davis, John Michael Higgins, Ken Jeong, Faizon Love.

Por në mes të këtij kasti yjor spikat një figurë shumë e njohur e kinemasë franceze dhe botërore, që është aktori Jean Reno. Katër çifte nga Midëest shkojnë në një resort në një ishull tropikal. Ndërsa njëri prej çifteve gjendet në këtë parajsë për të zgjidhur problemet martesore të tjerët duan vetëm të zbaviten. Por shumë shpejt zbulojnë se pjesëmarrja në kurse terapeutike për çiftet në fshatin turistik, nuk është çështje dëshire. Ndërkohë filmi Sherlock Holmes do të vijojë të shfaqet vetëm në orën 18.00. Një film aksion ku interpreton aktori Robert Downey, portreti si dedektiv i të cilit kësaj radhe vjen në një këndvështrim të panjohur më parë. Aktori Jude Laë luan rolin e kolegut besnik të Holmes, Uatson, një doktor veteran lufte, që është aleati i përhershëm i dedektivit. Armiqtë dhe misteri i tyre mbajnë në ankth historinë e filmit, ndërsa një lidhje dashurie zbut intrigat dhe aksionin e saj. Regjia e këtij filmi mban firmën e Guy Ritchie.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›