Lesi emëron Franka Palokën, drejtoreshë të Agjencisë Kombëtare të Turizmit
së re Lesi theksoi nevojën e një administrimi më të zhdërvjellët të punëve në këtë Agjenci si dhe të jenë me efiçencë në politikat e promovimit të turizmit shqiptar. Gjithashtu theksoi se ka nevojë urgjente për disa amendime në ligjin në fuqi për turizmin, i cili nuk jep autoritet për të punuar ministrinë në mënyrë që të ofrojë sa më shumë investime në fushën e turizmit. Lesi, ndër të tjera, kërkoi nga administrata e re e kësaj Agjencie të rëndësishme të turizmit që të bëjë një testim të punës së secilit që është punësuar, pasi ka një pjesë jo të vogël të tyre, të cilët nuk janë në hapin e kohës. Ka nevojë edhe për një bashkërendim të punëve edhe me zyrat e shërbimit turistik në qarqe, të cilat sapo janë krijuar në saj të ndryshimit të strukturës ligjore në turizëm, tha zëvendësministri i Kulturës. Lesi kërkoi që në Panairin e Turizmit në Berlin që zhvillohet pas një javë e në panairin tjetër në Moskë të përdoren forma e metoda më efikase, pasi tregu rus e ai evropian në veçanti mund të shtojë milionat e turizmit që vijnë në vitet e fundit në Shqipëri.