E Diel, 1 Nëntor 2026

BERZH ul parashikimin: Ekonomia shqiptare rritje vetëm 0.6%

TIRANE- Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka ulur nga 1.2% në 0.6% pritshmëritë për normën me të cilën do të rritet ekonomia shqiptare për vitin 2012. 

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka publikuar parashikimet ekonomike për vendet e rajonit, ku ka theksuar se rritja ekonomike e këtyre vendeve është ngadalësuar si pasojë e ndikimit nga kriza e Eurozonës. Rritja ekonomike e rajonit pritet të ngadalësohet në 2.7% gjatë këtij viti, kundrejt 4.6% të një viti më parë, ndërsa gjatë vitit 2013 është parashikuar një rimëkëmbje e lehtë, në 3.2%. Shumica e vendeve në Europën Qendrore dhe Lindore. 

Në muajin korrik BERZH vlerësonte se rritja e prodhimit në vitin 2012 do ishte 1.2 për qind. Por në buletinin e fundit të sapopublikuar, shifra është tkurrur në vetëm 0.6 për qind, shumë pranë variantit të Fondit Monetar Ndërkombëtar prej 0.5 për qind. Arsyet për korrigjimin e fortë në ulje, sipas BERZH, lidhen me ecurinë e dobët të ekonomisë në gjashtëmujorin e parë, kryesisht për shkak të thellimit të krizës në dy ekonomitë fqinje, Italisë dhe Greqisë, partnerët kyç ekonomike të vendit. Banka, në raportin e saj ka nënvizuar se parashikimet afatshkurta ekonomike për Europën Juglindore kanë të pasigurta në mjedisin e tanishëm ekonomik.

Brishtësitë e sektorit financiar kanë paraqitur edhe rrezikun më të madh, duke parë se pjesa më e madhe e sistemit bankar është në pronësi të të huajve. Në disa vende, bankat zotërojnë edhe sasi të konsiderueshme të bonove të thesarit. Sipas BERZH-it, në parashikimin e muajit korrik, Shqipëria ka vijuar prirjen e shpejtë rritëse, duke lënë pas vendet e tjera të rajonit, gjatë vitit të kaluar, por vendi ka pësuar një ngadalësim të aktivitetit ekonomik në gjysmën e parë të vitit 2012.
(ma.ar/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›