E Shtunë, 31 Tetor 2026

Troket dimri para kohe, bien flokët e para të dëborës në vend

DIBËR- Ulja e temperaturave ditët e fundit ka bërë që në veri dhe verilindjë të vendit të bien flokët e para të dëborës. Në zonat malore bora ka nisur që gjatë natës, duke mbuluar të gjitha faqet e maleve me një shtresë deri në 5 cm. Kështu nga korrespondentët tanë në veri raportohen reshje dëbore në zonat e thella malore në qarkun e Dibrës si dhe në Kukës, në lartësinë mbi 800 metra mbi nivelin e detit. Trashësia e borës në zonat e thella të Kukësit shkon deri në 5 cm.

Moti i keq ka shkaktuar probleme me energjinë elektrike, duke sjellë që disa lagje të mbeten pa energji prej mbi 48 orë.

Sipas parashikimit të motit në BalkanWeb, parashikohet që moti gjatë gjithë javës do të jetë me shira në të gjithë territorin e vendit. Moti parashikohet me vranësira të ndërrueshme e të dendura, me reshje dhe shtërngata shiu, e pjesërisht edhe stuhi. Temperaturat në vendet malore pritet të jenë 5 dhe 13 gradë celcius, në vendet e ulta 10 dhe 19 gradë celcius dhe në bregdet 11 dhe 20 gradë celcius.
(e.m/BalkanWeb)

Lidhje te tjera 1 muaj pa energji, banorët e 2 fshatrave në Lezhë protestë

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›