E Diel, 1 Nëntor 2026

1 muaj pa energji, banorët e 2 fshatrave në Lezhë protestë

LEZHË- Banorët e e fshatrave të Komunës Zejmen e Kolsh në Lezhë, paralajmërojnë se do të bllokojnë aksin nacional Lezhë-Tiranë, si shenjë proteste ndaj mungesës së energjisë elektrike. Protestës dhe revoles së tyre u janë bashkuar edhe nxënësit e shkollës së mesme dhe 9-vjecare, të cilat sot kanë bojkotuar mësimin.

Policia e Lezhës ndodhet në vendngjarje dhe po përpiqet të shpërndajë turmën e banorëve të irrituar. Ndërkohë që banorët kanë deklaruar se nuk do i ndalin protestat, nëse nuk iu kthehet energjia elektrike.

Mësohet se 9 fshatra të dy komunave janë prej 1 muaji pa energji elektrike dhe gjendja është barë e papranueshme për banorët.

CEZ në një reagim thekson se banorët e dy fshatrave të kësaj komune janë debitorë, ndaj për këtë arsye kompania ka marrë vendimin e ndërprerjes së energjisë. 
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›