Rrok Mirdita: Jam kundër shkishërimit për gjakmarrje
TIRANË- Monsinjor Rrok Mirdita ka dalë kundër shk ishërimit për gjakmarrje. Ai është shprehur se nuk është dakord me vendimin e Mitropolisë së Shkodrës, sepse sipas tij ndalimi i hakmarrjes nuk arrihet me një dekret e përpos kësaj, ai që vret, ai që thyen urdhrat e Zotit vetvetiu shkishërohet, për krimin që bën.
“Unë jam për kishërimin dhe jo shkishërimin e tyre. Nismëtare për shkishërim është Metropolia e Shkodrës së bashku me ipeshkvin e Vaut të Dejës dhe Lezhës. Shqipëria është e ndarë nga ana administrative nga dy metropoli, ajo e Shkodrës dhe ajo Tiranë-Durrës. Në dekret është e përfshirë vetëm Metropolia e Shkodrës. Unë nuk jam iniciator dhe nuk jam as mbështetës i këtij dekreti. Filozofia ime është ajo e kishërimit të njerëzve dhe jo e shkishërimit, sepse jemi shkishëruar për 50 vjet nga diktatura komuniste. Duke pasur parasysh fenomenin e trishtueshëm të gjakmarrjes, mendoj se duhet të punohet më shumë, në mënyrë intensive duke folur me njerëzit, me ndërhyrjen e kishës dhe personaliteteve fetare e laike, që kanë peshë në vendet ku ndodhin vras jet dhe nëpërmjet dialogut të ndikohen sa më shumë, që mentaliteti i hakmarrjes të reduktohet apo të eliminohet krejtësisht. Mendoj se me një dekret nuk arrihet kjo. Ai që vret, ai që thyen urdhrat e Zotit vetvetiu shkishërohet për krimin që bën”,- deklaroi Mirdita në nje intervistë televizive.
Nga ana tjetër, ai ka reaguar për herë të parë edhe për akuzat qe ish-të përndjekurit politikë i bënë gjatë grevës, duke e cilësuar atë agjent të UDB-së jugosllave. Monsinjor Rrok Mirdita nuk pohoi as nuk mohoi asgjë, por pyeti se përse u ankuan që ai nuk i vizitoi kur besojnë në akuzat që bënë.
(e.m/GSH/BalkanWeb)