B.Fildishtë, zjarr ndaj protestuesve, 4 viktima

Të paktën katër persona mbetën viktimë e hapjes së zjarrit nga ana e forcave policore në kryeqytetin e Bregut të Fildishtë, Abixhan, gjatë një proteste paqësore.
Mediat ndërkombëtare, cituan burime të sigurta policore. Tre prej viktimave ishin burra dhe njëra grua.
Këto vrasje ndodhin vetëm një javë pasi shtatë gra u masakruan në një ngjarje identike, pasi policia hapi zjarr ndaj tyre, në një marshim paqësor.
Të dyja këto protesta u organizuan nga mbështetës të Alasane Ouattara, fitues i ligjshëm i zgjedhjeve, por i izoluar në një hotel, ku mbrohet nga 10 mijë paqeruajtës, pasi presidenti Laurent Gbagbo refuzon të largohet nga pushteti që prej nëntorit.
Raportet e fundit flasin për luftime midis rebelëve dhe forcave qeveritare në disa qytete lindore, ndërsa Bregu i Fildishtë besohet se është pranë luftës civile.