Austria liron me kusht Divjakun

Ish-gjenerali i ushtrisë së Bosnjës, Jovan Divjak, i arrestuar javën e kaluar në Austri, është liruar me kusht.
Divjak u kap në aeroportin e Vjenës bazuar në një urdhërr arrest ndërkombëtar, të iniciuar nga Serbia. Beogradi e akuzon gjeneralin për krime lufte.
Zëdhënësja e gjykatës, Krista Zemanek, tha se Divjak u lirua pas pagesës prej 500 mijë eurosh. Divjak nuk do të largohet nga Austria deri në përfundimin e proçedurave.