E Shtunë, 31 Tetor 2026

BKT feston 85-vjetorin e deges se saj ne Durres

Breaking Views

BKT feston 85-vjetorin e deges se saj te pare ne Shqiperi me prezencen e ministrit te Turizmit dhe Kultures Ferdinand Xhaferaj dhe te ftuarve te tjere mjaft te rendesishem. Dega BKT Durres eshte institucioni me i vjeter bankar ne Shqiperi e themeluar me 30 nentor 1925 ne rrugen Skenderbeu ne Durres. Jemi te lumtur te trashegojme nje dege kaq te rendesishme dhe domethenese. Kjo trashegimi ka sherbyer edhe si nje burim frymezimi per ne qe si banka me e vjeter tregtare ne Shqiperi tu sigurojme shqiptareve produktet dhe sherbimet me te mira u shpreh Seyhan Pencapligil Drejtor i Pergjithshem dhe Anetar i Bordit Drejtues te BKT-se. BKT eshte banka e dyte me e madhe dhe njekohesisht banka me e vjeter tregtare ne Shqiperi me 1.5 mld USD asete dhe 1.3 mld USD depozita. BKT me nje rrjet prej 71 degesh 58 prej te cilave ndodhen ne Shqiperi dhe 13 ne Kosove renditet si banka me e madhe shqiptare ne rajon. BKT eshte vleresuar vazhdimisht si Banka me e mire ne Shqiperi dhe se fundmi vleresohet serish nga revista Finance Central Europe si Banka me e mire per vitin 2009 ne Europen Juglindore. BKT eshte e vetmja banke se ciles i eshte rikonfirmuar per te tretin vit radhazi nga JCR-Eurasia Rating nota AAA Alb dhe per te pestin vit radhazi nota 1-i Forte nga Banka e Shqiperise.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›