E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ate Zef Valentini

Botohen 11 vepra te panjohura

U promovua dje korpusi prej 20 veprash i albanologut te njohur. Albanolog albanofil dhe studiues me fame qartesisht nderkombetare ishte simpoziumi i mbajtur ne nder te tij. Botuesi Ndricim Kulla theksoi edhe njehere se vepra e tij nuk eshte vleresuar sa duhet

Njembedhjete vepra te reja te albanologut Aet Zef Valentini vijne te botuara shqip. Prezantimi i tyre pjese e korpusit prej 20 vellimesh u be dje ne hotel Tirana permes simpoziumit te titulluar Albanolog albanofil dhe studiues me fame qartesisht nderkombetare. I konsideruar si nje nder albanologet me kontribut te cmuar per kulturen shqiptare por pak i vleresuar Ate Zef Valentini dha kontributin e tij ne studimin e historise traditave zakonore dhe juridike shqiptare vlerave intelektuale dhe humane. Korpusi prej 20 veprash mbeshtetur nga Ministria e Kultures eshte botuar nga Plejad dhe se fundi 55. Botuesi i Plejad Ndricim Kulla ne fjalen pershendetese theksoi edhe njehere faktin se Zef Valentini nuk ka marre vleresimin qe i takon dhe se eshte tentuar qe vepra e tij te mos botohet. Te njejtat mendime Kulla i ka ndare qe kur ndermori botimin e vellimeve te para voluminoze te albanologut. Edhe pse jane botuar 20 vepra nga Ate Zef Valentini perseri puna e tij shkencore dhe kerkimore eshte mjaft e gjere dhe nuk mund te permblidhet ne kaq libra. Le te sherbeje kjo dite ky promovim qe vepra e tij te zere vendin qe i takon - tha Kulla. I pranishem ne kete simpozium ministri i Kultures z. Ferdinand Xhaferaj theksoi se kjo ceremoni promovimi eshte kurorezimi i nje prej projekteve ne dobi te vleresimit dhe njohjes ne permasat e duhura te vepres se nje prej personaliteteve me te medha te kultures se shkruar shqipe. Botimi per here te pare ne gjuhen shqipe i nje korpusi prej 11 veprash te Valentinit te panjohura me pare ne kulturen shqiptare eshte dhe mbetet nje nder objektivat paresore te Ministrise se Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve i cili ka te beje me zbardhjen e nje sere veprave dhe dokumenteve me rendesi sa i perket historise dhe mendimit intelektual shqiptar. Per te nderuar figuren e Ate Zef Valentinit te pranishem ishin studiues dhe njohes se vepres se tij. Ate Mario Imperatori ne emer te Shoqates se Jezuiteve ne Shqiperi tha se Ate Valentini ishte para se gjithash nje rregulltar dhe nje misionar jezuit dhe nuk duhet te harrojme kurre qe krejt vepra e tij buroi prej nje gurre te mirefillte shpirterore dhe apostolike. Keshtu ai qe Ernest Koliqi ne vitin 1970 e cilesoi si lsquoma i madhi albanolog i gjalle dhe si lsquoshkrimtar i shqipes do te jete i njohur fale vepres se tij si nje studiues dhe nje albanolog dhe si i tille i vleresuar edhe nese nuk kishte kurrfare doktorature akademike. Nga ana tjeter Ate Vincenzo Malaj u shpreh se Ate Zef Valentini ishte nje shpirt promovues ndaj si ne Shqiperi ashtu edhe ne Palermo krijoi rreth vetes nje shkolle studimesh nga e cila dolen mjaft dishepuj te zote. Ne vitin 1955 Ate Zef Valentini behet titullar i Katedres se Gjuhes Shqipe ne Universitetin e Palermos dhe po aty themelon dhe drejton Qendren nderkombetare te studimeve shqiptare. Vepra prej 20 vellimesh e promovuar dje ne hotel Tirana eshte deshmi e nje pune te gjate mbi 40-vjecare te albanologut vepra e te cilit eshte mbledhur ne biblioteka.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›