E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndertuesit Qeveria na detyrohet 10 mld leke bllokojme rruget ne rast se nuk shlyen borxhet

Kriza Shoqata e Ndertuesve reagon pas miratimit te buxhetit. Muci Jemi ne kolaps

Rikthehet debati mbi borxhet e qeverise ndaj firmave private qe kane punuar tek objektet publike. Pasi kane pritur miratimin ne parim te buxhetit te shtetit per vitin 2011 dhe kur kane mesuar se nuk parashikohet asnje lek per shlyerjen e detyrimeve te prapambetura Shoqata e Ndertuesve te Shqiperise ka reaguar dje duke paralajmeruar protesta ne rast se nuk i jepet zgjidhje ketij problemi.

Kryetari i shoqates Maksim Muci deklaron se borxhi e kalon vleren e 10 miliarde lekeve dhe po vazhdon per objektet e kontraktuara qe nga viti 2008. Shoqerite e ndertimit kane pritur me durim dhenien e zgjidhjes ne projektbuxhetin e vitit 2011 duke respektuar ne kete menyre objektivat e qeverise por nderkohe ne kete buxhet nuk jane parashikuar fonde per shlyerjen e detyrimeve te prapambetura ndaj kompanive te infrastruktures.

Ne keto kushte deklarojme se shoqerite nuk jane me ne gjendje qe te ndertojne objektet publike duke i financuar vete dhe pa u paguar nga shteti tha Muci duke i bere thirrje qeverise dhe gjithe administrates publike si dhe atyre te Komunave e Bashkive se kjo praktike nuk mund te vazhdoje ne vitin 2011.

Kreu i Ndertuesve theksoi se shpallja e objekteve me vlere 1 milion leke i kane demtuar ne menyre te ndjeshme shoqerite.

Shoqerite e ndertimit jane duke falimentuar per vete financimin e objekteve me kredi bankare te marra per punimet dhe pagesen e mijera punetoreve shtoi me tej Maksim Muci.

Pese jane kerkesat e ndertuesve te paraqitura me ane te nje shkrese derguar institucioneve kompetente. E para lidhet me parashikimin ne buxhet te likuidimit te borxhit ndaj shoqerive brenda dates 30 qershor 2011 i cili eshte me i larte nga sa deklarojne ndertuesit. Ne tenderimin e fondeve publike ti hapet rruge zgjidhjeve ligjore duke aplikuar kontraten e tipit FIDIC e cila aplikohet sot ne te gjitha vendet e Europes dhe ne Shqiperi por vetem per te huajt. Te hiqet dore nga praktikat diskriminuese per firmat shqiptare eshte kerkesa e dyte kurse e treta Te shfuqizohet VKM Nr. 835 dt. 15.07.2009 i cili me kushtin e 70 te punimeve te kryera pavaresisht nga kontrata perkatese jo vetem qe penalizon vetem firmat e ndertimit te rrugeve por me kete vendim qeveria nuk shpreh as minimumin e mirenjohjes per punet e bera me parate e ketyre firmave.

Deri ne likuidimin e te gjithe borxhit ndertuesit kerkojne qe qeveria te nderhyje prane bankave per te zgjidhur problemin e mospagimit te interesave te larta bankare 12-14 nga shoqerite e ndertimit per punimet e kryera dhe te pafinancuara kurse ne piken e peste paralajmerohet protesta. Ne rast te mosmarrjes te nje pergjigjeje te qarte mjetet tona do qendrojne vazhdimisht te parkuara ne rruget e ndertuara me parate tona perfundoi Muci.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›