E Diel, 1 Nëntor 2026

Dade Pensioni i policeve sa 37 e pages referuese

/ /

Ne nje interviste per gazeten ai thekson se ky akt e ul jashtezakonisht shume nivelin e pensionit i cili do te jete ne nivelet e 37 per qind te pages referuese neto. Pensioni i parakohshem per policin e thjeshte te rolit baze sipas aktit normativ i afrohet pensionit me te ulet baze ne Republiken e Shqiperise qe eshte dicka rreth 10 500 leke shprehet ai.
Z. Dade eshte duke u diskutuar gjeresisht akti normativ qe qeveria ka nxjerre kete muaj lidhur me zbatimin e ligjit per pensionet e ushtarakeve per nje sere kategorish. A eshte marre opinioni juaj si grup interesi ne hartimin e ligjeve qe prekin grupin e punonjesve te policise
shte nje praktike e njohur procedurale tashme ne administrate qe pergatitja e akteve normative urdhrave udhezimeve vendimeve te qeverise e ligjeve i nenshtrohet nje diskutimi e thithjeje mendimi te gjere nga te gjitha institucionet qe preken nga zbatimi i akteve te tilla. Kjo ndodh edhe me grupe te tjera interesi jashte qeverise dhe administrates ne menyre qe aktet ligjore te jene afatgjate dhe te zbatueshme. Ne rastin konkret ne te gjithe paketen qe ka te beje me trajtimin e ish-punonjesve te policise nuk na eshte marre asnje mendim dhe nuk eshte kryer asnje konsultim. Dhe ajo qe eshte e rendesishme te thuhet nga hartuesit e ketyre akteve nuk eshte bere asnje dallim midis kategorive te ndryshme qe perfshin ligji ku kategoria e punonjesve te Policise se Shtetit ne Lirim duhet te trajtohej ndryshe.
Realisht sa e zvogelon perftimin e punonjesve te Policise se Shtetit ne Lirim akti normativ i miratuar nga qeveria
Sipas aktit normativ te qeverise se nentorit 2010 Pensioni i parakohshem per personat qe plotesojne kushtet e perfitimit eshte 1.5 per qind e pages mesatare referuese mujore neto per cdo vit sherbimi. Per te qene me i kuptueshem me ligjin paraardhes ne merrnim 50 deri 70 te pages referuese ndersa me ligjin e sotem do te marrim minimalisht 22.5 dhe maksimalisht plus 1.5 per cdo vit mbi 15 vjet. Me thjesht nese dikush ka 25 vjet sherbimi do te marre rreth 37 te pages mesatare referuese mujore neto qe do te thote 25 me pak se paga e meparshme mujore. Thene akoma me thjesht pensioni i parakohshem per policin e thjeshte te rolit baze sipas aktit normativ i afrohet pensionit me te ulet baze ne Republiken e Shqiperise qe eshte dicka rreth 10 500 leke. Pra ky eshte edhe vleresimi i qeverise per kategorine e punonjesve te policise si per ata qe punojne ne menyre aktive edhe per ata qe jashte deshires se tyre e trajtohen sot me pension te parakohshem.
Po lidhur me pjesen e kontributit qe eshte rritur nga 2 per qind ne 5 per qind ju si organizate cmendoni. Sa e demton kjo nje punonjes policie
E njejta gje ndodh edhe me kontributin. Synohet nje pakesim i metejshem i trajtimit qe nese do ta kthenim ne terma me perqindje rritet nga akti i parafundit tek i fundit me 150 per qind.
fare hapash do te ndermarre organizata juaj lidhur me aktin normativ te dates 10 nentor
Akti normativ i qeverise i dates 10 nentor ishte akti i fundit i shkeljeve kushtetuese tashme prej nje viti e gjysme kohe kjo kur filloi nderprerja e trajtimit te pageses kalimtare dhe trajtimi me pension te parakohshem apo ulje te tij te anetareve te Organizates se Punonjesve te Policise se Shtetit ne Lirim.
Ne nje kohe kur ne po prisnim qe Instituti i Sigurimeve Shoqerore te perpunonte dhe nxirrte kuotat e perfitimit per cdo individ bazuar kjo edhe ne vendimin e Gjykates Kushtetuese e theksojme kete sepse duam te mendojme qe vendimi i Gjykates Kushtetuese nuk mund te anashkalohet. shte paradoksale te mendohet qe ne nje shtet te se drejtes nuk respektohen vendimet e Gjykates Kushtetuese del nje akt tjeter i cili synon uljen ne kuota minimale te pensionit te parakohshem te ish-punonjesve te policise. Nisur nga sa me siper ne do te ndermarrim nje sere hapash ligjore per te kundershtuar keto vendime te fundit te qeverise. Se pari do te perpiqemi te risjellim ne vemendje te qeverise nivelin e ulet te pensioneve te cilat jo vetem nuk i pergjigjen kontributit te dhene gjate viteve te punes nga kjo kategori punonjesish por nga ana tjeter nuk i pergjigjet veshtiresise se profesionit te policit qe eshte nga profesionet me te veshtira e te rrezikshme ne Shqiperi. Nga perllogaritjet del se pensioni tani eshte i barabarte me kategorine me te ulet te pensioneve ne Shqiperi pra trajtimi mbi te gjitha eshte diskriminues e cinik. Se dyti do te kerkojme nga anetaret e Kuvendit te Shqiperise te mos miratojne aktin normativ te qeverise i cili bie ndesh me vendimin nr. 34 te Gjykates Kushtetuese. Se treti do te bashkepunojme me te gjitha ato grupe interesi te cilat preken nga vendimet e siperpermendura si dhe do te bashkerendojme masat per kundershtimin e tyre. Ketu do te shfrytezojme te gjitha mjetet demokratike qe na njeh ligji deri ne protesta masive. Se katerti ne po u shpjegojme te gjithe te interesuarve perfshire edhe misioneve dhe organizatave te huaja qe veprojne ne Shqiperi kete nonsens juridik i cili godet anetaresine e organizates sone.

Nertila Maho

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›