E Shtunë, 31 Tetor 2026

BKUK shënon 68-vjetorin e themelimit

Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës, me një manifestim solemn, do të shënojë 68-vjetorin e themelimit të saj.

Në këtë solemnitet, do të marrin pjesë personalitete të jetës kulturore, shkencore dhe arsimore, si dhe përfaqësues të lartë nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Fjalën hyrëse do ta paraqesë drejtori i Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, Sali Bashota.

Në shënimin e këtij përvjetori do të promovohet katalogu “100 Libra të Rrallë në BKUK - 100 Vjet të Pavarësisë së Shqipërisë”, i përgatitur për nder të muajit jubilar të Nëntorit, me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Biblioteka është themeluar në Prizren në dhjetor të vitit 1944, ndërkaq objekti i tanishëm i këtij institucioni është përuruar më 25 nëntor 1982.

Manifestimi, në shënim të 68-vjetorit të institucionit më të lartë bibliotekar në Kosovë, organizohet sot (e hënë), në orën 14:00 në Amfiteatrin e Madh të Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›