Përzgjidhet juria

Ka mbetur edhe një javë (3-9 dhjetor) para se të fillojë edicioni i 10-të i festivalit SKENA UP. Organizatorët e këtij festivali tashmë kanë prezantuar emrat e tre anëtarëve të jurisë, të cilën e përbëjnë producenti nga Franca Çedomir Kolar, producent i disa filmave të suksesshëm ndërkombëtar si: “No Man’s Land”, “Before the Rain”, “Circus Columbia” etj, pastaj regjisori slloven Olmo Omerzu, pjesëmarrës këtë vit në festivalin e filmit Berlinale me filmin e tij “A night to young”, i cili gjithashtu do të shfaqet në SKENA UP në kuadër të programit ExYU Generation Next dhe Arzana Kraja nga Kosova, regjisore e disa filmave të shkurtër, e njohur së fundmi edhe për filmin e saj ‘Shkurta’, i cili po i sjell mjaft sukses ndërkombëtar.
Janë 61 filma të metrazhit të shkurtër (fiksion, dokumentar dhe të animuar) që vijnë nga rreth 40 akademi të filmit nga mbarë bota, të cilët janë futur në konkurrencë për filmin më të mire fiksion, më të mirë të animuar dhe filmi më i mirë dokumentar.