E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

BM – Numri i emigrantëve që kaluan La Manshin që nga 2018 arrin në 150 000

LONDËR, 27 dhjetor /ATSH-DPA/ – Më shumë se 150 000 emigrantë kanë mbërritur në Britaninë e Madhe – pasi kaluan Kanalin La Manshit në shtatë vitet e fundit.

“Që nga fillimi i regjistrimeve aktuale, numri i migrantëve deri më 1 janar 2018, ka arritur në 150 243”, sipas analizës së shifrave qeveritare të agjencisë së lajmeve PA.

Pika historike u arrit kur 407 persona kaluan Kanalin e La Manshit me 10 varka në Boxing Day.

Në ditën e Krishtlindjes, më shumë se 450 emigrantë kaluan La Manshit me 11 varka.

Kjo vjen pasi sekretarja e Brendshme, Yvette Cooper tha se Britania e Madhe duhej të ndiqte bandat pas kalimeve të rrezikshme, gjatë një vizite në Itali ku ajo takoi kryeministren e vendit, Giorgia Meloni, për të diskutuar çështjen e emigracionit.

Më herët, Cooper përjashtoi krijimin e rrugëve më të sigurta dhe ligjore për azilkërkuesit si një mënyrë për të parandaluar kalimet.

“Ndërkohë që, Britania e Madhe do të duhet të bëjë atë që mundet, kjo nuk ishte një alternativë për të ndjekur bandat kriminale”, tha ajo.

Ajo gjithashtu u tha ligjvënësve se ishte e vendosur të vazhdonte të bëjë progres në uljen e numrit të hoteleve që përdoren për strehimin e azilkërkuesve, duke thënë se ato ishin plotësisht të papërshtatshme dhe jashtëzakonisht të kushtueshme.

Kryeministri Keir Starmer e ka vënë bashkëpunimin ndërkombëtar me agjencitë e zbatimit të ligjit në Evropë në qendër të përpjekjes së tij për të reduktuar numrin e migrantëve.

Më shumë se 22 324 persona kanë mbërritur në BM pasi kaluan Kanalin e La Manshit – që kur Starmer mori detyrën kur Partia e tij Laburiste fitoi zgjedhjet në korrik.

“Deri më tani gjatë këtij viti, 35 898 migrantë kanë mbërritur në Britaninë e Madhe – një rritje prej 22% krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë – dhe më pak se 22% krahasuar me vitin 2022”, sipas Home Office.

Ndërkohë, Agjencia Kombëtare e Krimit tha se po udhëheq rreth 70 hetime të drejtpërdrejta për krimin e organizuar të emigracionit ose trafikimin e qenieve njerëzore. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›