BM – Pjesëmarrja në zgjedhjet e përgjithshme më e ulëta në më shumë se 20 vjet

LONDËR, 5 korrik /ATSH-DPA/- Pjesëmarrja në zgjedhjet e përgjithshme në Britaninë e Madhe ka qenë më e ulëta – në më shumë se 20 vjet.
Me më shumë se 635 nga 650 vende të fituara nga laburistët – shifra e pjesëmarrjes ishte 59,8%.
Kjo krahasohet me një pjesëmarrje të përgjithshme prej 67,3% në zgjedhjet e fundit në vitin 2019.
Nëse shifra qëndron rreth 59,8%, kjo do të ishte pjesëmarrja më e ulët në zgjedhjet e përgjithshme që nga viti 2001, e cila ishte 59,4%.
Nëse shifra do të binte nën 59,4%, do të renditej si pjesëmarrja më e ulët në zgjedhjet e përgjithshme që nga Lufta e Dytë Botërore.
“Pjesëmarrja më e lartë në zgjedhjet e përgjithshme që nga lufta ishte 83,9% në vitin 1950”, sipas shifrave të hartuara nga Biblioteka e Dhomës së Komuneve.
Pjesëmarrja qëndroi mbi 75% në çdo zgjedhje të përgjithshme të pasluftës deri në vitin 1970, kur u regjistrua një rënie në 72%.
Më pas kjo shifër mbeti mbi 70% në çdo zgjedhje – derisa u ul në 59,4% në 2001 – dhe që atëherë nuk ka qenë kurrë mbi 70%. //a.i/