BM – Spitalet e Londrës përfshihen nga një sulm i rëndë kibernetik

LONDËR, 4 qershor /ATSH-DPA/ – Spitalet kryesore në Londër kanë deklaruar incidente kritike, pas një sulmi kibernetik që çoi në anulimin e operacioneve dhe humbjen e transfuzioneve të gjakut.
Shërbimi Shëndetësor Kombëtar (NHS) në spitalin ”King’s College”, ”Guy’s dhe St Thomas”- përfshirë ”Royal Brompton” dhe ”Evelina London’s Hospital” – dhe shërbimet e kujdesit parësor në kryeqytet thonë se janë goditur nga një incident i rëndë kibernetik”.
Autoritetet thonë se incidenti kritik ka pasur një ndikim të fortë në ofrimin e shërbimeve, me ndikim të veçantë në transfuzionet e gjakut.
Disa procedura dhe operacione janë anuluar ose janë ridrejtuar te ofruesit e tjerë të NHS pasi drejtuesit e spitaleve vazhdojnë të përcaktojnë se çfarë pune mund të kryhet në mënyrë të sigurt.
Zyrtarët e NHS thanë se po punojnë me Qendrën Kombëtare të Sigurisë Kibernetike për të kuptuar ndikimin e sulmit kibernetik të ransomware./ /os/