E Martë, 3 Nëntor 2026

BM – Starmer do të mirëpresë Zelensky në Londër

LONDËR, 28 shkurt /ATSH-DPA/- Kryeministri britanik Keir Starmer do të mirëpresë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Downing Street këtë fundjavë, ndërsa ai vijon vizitën e tij të parë në Shtepinë e Bardhë – mes përpjekjeve për të kapërcyer hendekun midis SHBA-së dhe Evropës mbi një marrëveshje të mundshme për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Udhëheqësit nga e gjithë Evropa do të mblidhen të dielën në Londër, një javë pasi Keir Starmer, Emmanuel Macron dhe presidenti ukrainas udhëtuan në SHBA për bisedime me Trump.

Presidenti amerikan vazhdon t’i rezistojë thirrjeve për të angazhuar plotësisht fuqinë ushtarake amerikane për të garantuar çdo marrëveshje paqeje në Ukrainë, por Trump ka sugjeruar se lidhjet më të ngushta ekonomike dhe marrëveshja për aksesin e mineraleve midis Kievit dhe Uashingtonit do të vepronin efektivisht si një garanci sigurie.

Të dielën, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni do të vizitojnë veçmas zyrën e Starmer në Downing Street në Londër. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›