BMW Sauber Perez i ze vendin e Barrichellos

Edhe pse Boterori i 2010-s ende nuk ka perfunduar skuderia BMW Sauber nuk ka humbur kohe dhe ka shpallur dje skuadren e re te piloteve qe do te vozisin njevendeshen zvicerane. Keshtu BMW Sauber nepermjet nje deklarate per shtyp konfirmoi Kamui Kobayashin. Nderkohe qe shoku i skuadres i japonezit ne vend te Rubesn Barrichellos do te jete nje pilot meksikan qe sivjet ka mbushur 20 vjec. Behet fjale per Sergio Perezin. Piloti i ri meksikan do te debutoje ne Formula 1 ne marsin e ardhshem ne Cmimin e Madh te Bahrejnit. 20-vjecari eshte njeri nga pilotet me premtues duke qene se kete vit perfundoi i dyti ne kampionatin e GP2 Series me skuderine Barwa Addax Team duke fituar kater gara ne kete boteror njera prej tyre eshte edhe ajo e Monakos qe njihet si nje cirkuit mjaft teknik. Perez do te behet keshtu i pari pilot meksikan ne historine e garave pas Hector Alonso Rebaque qe garoi ne F1 nga 1977 ne 1981. Formula 1 eshte endrra e cdo piloti te ri - tha Perez. - Tani kjo enderr eshte bere realitet per mua. Perpos euforise qe me ka prekur dua tu them te gjitheve se ky per mua eshte nje hap i rendesishem ne karriere qe me ngarkon shume pergjegjesi mbi supe. Une e pranova me shume kenaqesi oferten e BMW Sauberit. Jam krenar pasi do te perfaqesoj vendin tim ne kategorine me te larte te garave me makina. Tani pasi firmosa kontraten dua te falenderoj Peter Sauber per besimin qe pati tek une. Une do te bej sa te mundem per te bere sa me te mrekullueshem aventuren me BMW Sauber - perfundoi I riu. Me tej fjalen e mori Peter Sauberi. Sergio prej vitesh po tregon se eshte nje pilot konstant. Ai gjate garave ka shfaqur shpirtin e tij luftarak dhe mendojme se ka ardhur koha qe ai te marre pjese ne Boterorin e Formules 1. kete e them pasi i riu ka arritur te fitoje plot kater gara ne GP2 Series. Mendoj se vitin e ardhshem do te korrim rezultate te mira pasi do te mbeshtetemi tek nje dyshe pilotesh shume te zote si Sergio Perez dhe Kamui Kobayashi - perfundoi Sauber.