Euro 2012 Mustedanagic Fitorja ndaj Bosnjes Dedikimi me i mire per Kuzhene

Dje kuqezinjte zhvilluan stervitjen e pare ne urdhrat e Mustedanagicit. Lila eshte demtuar lehte gjate seances stervitore.
Ditet qe e ndajne Shqiperine nga sfida me Bosnje-Hercegovinen si asnjehere me pare nuk jane ngarkuar me kaq shume emocion. Kesaj radhe djemte kuqezinj diten e premte kane shume arsye qe te mundin skuadren e Edin Dzekos me shoke. Njera prej tyre pa dyshim e ka emrin Josip Kuzhe. Misteri qe ne dy takimet e para arriti te dergonte Shqiperine ne majen e grupit te premten do ta ndjeke takimin nga shtrati. Te gjitha keto rrethana kane rritur shume moralin e grupit qe kerkon nje fitore per tia dedikuar kroatit.
Mustedanagic Fitore per dedikim
Keshtu fitorja kunder Bosnje-Hercegovines do te ishte dedikimi me i mire qe mund ti behej Josip Kuzhese. Te pakten ky eshte mendimi i zevendestrajnerit te kombetares shqiptare Xhemal Mustedanagic i cili me teknikun kroat te shtruar ne spital si pasoje e hemorragjise cerebrale qe e goditi te enjten e shkuar do te kete detyren e veshtire per te drejtuar kombetaren shqiptare ne dy ndeshjet e ardhshme per eliminatoret e Euro 2012. Kunder Bosnjes Mustedanagic do te luaje ndaj vendlindjes se tij por trajneri ka bere te ditur se do te jepte gjithcka per te fituar kete ndeshje. Une dhe te gjithe lojtaret shpresojme ne nje sherim sa me te shpejte te trajnerit. Por tani kemi nje ndeshje shume te rendesishme ku duhet te japim maksimumin per te fituar. Do te ishte dedikimi me i mire per Kuzhene. Eumlshte e vertete qe une jam boshnjak por do te jepja gjithcka vetem per te fituar kete ndeshje - tha Xhemal Mustedanagic zv.trajner i kombetares. Nder te tjera Xhemal Mustedanagic u shpreh se perfaqesuesja shqiptare duhet te permiresohet akoma me shume ne keto dy ndeshje. Tashme perfaqesuesja e Shqiperise duhet te synoje nje rang me lart - nenvizoi boshnjaku. Ndersa per sa u perket dy takimeve te radhes dhe kundershtareve te Shqiperise Mustedanagic pranon forcen e kundershtareve por thekson se objektivi i Shqiperise duhet te jete arritja e nje rezultati pozitiv ne te dyja takimet. Kundershtaret jane mjaft te forte por ne duhet te perpiqemi deri ne fund per rezultat pozitiv. Ata kane lojtare mjaft te mire qe aktivizohen ne disa skuadra me emer te Bundesliges gjermane. Mund te permend sulmuesin Dzeko por do te perpiqemi ta mbulojme sa me mire edhe nje lojtar qe mund te cilesohet si nder me te miret e Evropes - tha ai.
Mungesat
Pervec Kuzhese skuadra shqiptare duhet te beje ne keto ndeshje pa Debatik Currin qe do te mungoje per shkak te nje demtimi te rende ne gju. Per kete ceshtje Mustedanagic u shpreh se mungesa e mbrojtesit eshte mjaft e rendesishme pasi eshte nje lojtar kyc ne mbrojtjen shqiptare por Elvin Beqiri qe eshte thirrur per ta zevendesuar ka ardhur ne nje forme mjaft te mire. Nderkohe edhe mbrojtesi i Tiranes Andi Lila duket se ka pasur disa probleme gjate stervitjes se djeshme ndersa pjesa tjeter e skuadres eshte ne forme optimale.
Beqaj Tri piket do te na benin te enderronim
Portieri titullar i kombetares shqiptare Arjan Beqaj i grumbulluar ne Durres me ekipin kombetar per dy sfidat e radhes per eliminatoret e Kampionatit Evropian Euro 2012 ndaj Bosnjes ne 8 tetor dhe Bjellorusise ne 12 tetor u shpreh ne konferencen e djeshme per shtyp se dy rezultate pozitive ndaj Bosnjes dhe Bjellorusise do te na benin te enderronim ne keto eliminatore. Nje fitore me Bosnjen do te ishte nje hap mjaft i rendesishem per ecurine e ekipit kombetar. Me pas vjen ndeshja me Bjellorusine nje skuader mjaft e forte. Rezultatet e ketyre dy takimeve mund te percaktojne objektivat e ekipit kombetar ne vazhdimesi te eliminatoreve - tha Beqaj. Ai tha se Bosnja eshte nje ekip qe ka pretendime per tu kualifikuar ndaj edhe nese ne arrijme te fitojme kjo sdo te thote qe do te kualifikohemi por kjo do te na ndihmonte shume per moralin
ne takimet e tjera. Portieri qe aktivizohet ne radhet e skuadres qipriote Olimpikaos Nikosia pritet te kete nje nga detyrat me te rendesishme te kombetares shqiptare ne sfiden ndaj Bosnjes pasi ai duhet te ndale sulmuesit e rrezikshem boshnjake si Dzeko Misimovic apo Ibisevic.