E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali kercenohet me anti-tank prokurori

Nje prokuror i seksionit te antimafias qe vepron ne Rajonin e Kalabrise ne Itali eshte kercenuar me nje anti-tank.

Lajmin e bejne te ditur mediat italiane sipas te cilave anti-tanku u gjet i vendosur perpara zyrave te DDA-se Direzione Distretuale Antimafia ne adrese te prokurorit Giuseppe Pignatone.

Vete Pignatone i pyetur nga mediat ka deklaruar se ngjarja tregon realitetin e rende qe ekziston ne Kalabri per shkak te organizates mafioze Ndrangheta.

Megjithate ai ka theksuar se nuk do te terhiqet. Nga ana jone do vazhdojme te punojme me qetesi dhe angazhim eshte shprehur Pignatone.

Ndrangheta konsiderohet nga hetuesit si organizata kriminale me e fuqishme ne Itali dhe Evrope ku kontrollon pjesen me te madhe te kokaines.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›