E Shtunë, 31 Tetor 2026

Formula 1 Alonso Tani fillon pjesa me e bukur e Boterorit

Piloti Spanjoll i Ferrarit pese dite nga starti i mimit te Madh te Japonise tregoi se ishte shume i kenaqur nga performanca e makines se tij gjate ketyre dy muajve te fundit. Me tej Alonso pohoi se titullin kampion ne Formula 1 mund ta fitojne pese pilotet e pare ne renditje

Pas triumfit ne Cmimin e Madh te Singaporit erdhi pas nje tjeter fitoreje te arritur ne Monza piloti i Ferrarit Fernando Alonso tregoi se eshte gati qe te jape maksimumin ne kete fund sezoni spektakolar te Boterorit te Formules 1. Keshtu piloti spanjoll me dy fitoret e fundit ka derguar ne qiellin e shtate kokekuqen nga Maranello duke qene se ka hapur edhe nje here luften per titull. Lufte kjo qe ishte utopi pak muaj me pare duke pare dominimin e njevendesheve Red Bull e McLaren. Por tanime distanca midis vetures se Ferrarit dhe rivaleve pothuajse eshte zeruar. Kete fakt e verteton me se miri edhe diferenca e pikeve vetem 11 qe ndan Alonson nga lideri i Boterorit Mark Webber Red Bull.

Tani fillojne vuajtjet...

Alonso dha pershtypjet e tij per sa i perket gares se ardhshme Cmimit te Madh te Suzukas ne ditarin e vet qe ka ne sitin zyrtar te skuderise nga Maranello Edhe une jam shume gezuar ketu i referohet triumfit te Singaporit edhe pse e di fare mire se pjesa me e veshtire e ketij kampionati fillon tani. Sukseset ne dy Cmimet e Medha na u deshen shume pasi ne kete menyre arritem qe te zvogelonim sadopak avantazhin edhe pse akoma nuk ia kemi dale qe te marrim kreun e klasifikimit. Tani fillon e bukura tani fillojne vuajtjet tona tani fillon momenti ne te cilin ne duhet te japim gjithcka pa u menduar dy here. tashme nuk na lejohet asnje hap prapa.

Analiza

Gjate rrefimit te tij Alonso beri nje analize te shkurter ketij fund kampionati Lufta per titull do te behet midis pese pilotesh. Pra vetem pese te tille sipas meje kane mundesi te triumfojne ne fund edhe pse me duhet te pranoj se situata ne Formula 1 mund te nderroje shume shpesh pasi gjithcka varet nga ecuria ne piste.

Ne kete pike te kampionatit ai qe gabon mund ta paguaje shume rende pakujdesine e vet duke qene se do te largohej nga grupi i favoriteve. Per mua eshte i rendesishem fakti qe ne cdo gare duhet luftuar per nje vend ne pod me pas llogarite behen vetem ne Abu Dhabi ku do te luhet Cmimi i Madh i fundit per kete Boteror - tha asturiani.

Shprese

Fitoret qe kemi marre ne Monza dhe Singapor na japin shume shprese per te ardhmen. Them keshtu pasi vete momenti kur kemi arritur triumfin ka qene kyc ka qene nje moment ne te cilin ndaheshim fatet e kampionatit - vazhdoi Alonso. - Triumfi ne dy pista qe kane karakteristika krejt te ndryshme na ka dhene ne shume pergjigjet e duhura. Nga keto rezultate kemi kuptuar se vetura jone eshte shume kompetitive keshtu qe ne garat ne vazhdim do te futemi pa frike. Ne fund Alonso tregoi edhe emocionet qe kishte ndier pas triumfit ne Itali. Te fitosh eshte shume bukur kuqo qe ndodhesh. Por tani me duhet te them se triumfi ne Itali mbi nje Ferrari me ka dhene nje emocion te papershkrueshem.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›