E Diel, 1 Nëntor 2026

BNE: Zakonet e vjetra sikin lehtë, shanset për zgjedhje të lira në Shqipëri janë të pakta

berisha ne burrelPlatforma Business New Europe, në një shkrim të sajin për zgjedhjet në Shqipëri, thotë se zakonet e vjetra të prekjes së votës nuk ikin kollaj.

Zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri më 23 qershor do të shqyrtohen me kujdes për të përcaktuar nëse ishin të lira dhe të ndershme. Deri më tani, shenjat nuk janë të mira, thuhet që në fillim të shkrimit.

Dhe një nga këto shenja është çështja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Gerald Knaus i Iniciativës për Stabilitet Europian me qendër në Berlin, sqaron se: Anëtarët e KQZ-së emërohen nga politika dhe votohen në parlament, por më pas bëhen diçka tjetër, njësoj si gjykatësit e Gjykatës Supreme në SHBA, të cilët zgjidhen nga presidenti dhe Senati dhe më pas bëhen gardianë të ligjit.

Megjithatë një anëtar i KQZ-së u shkarkua nga parlamenti.

Por anëtarët e KQZ-së nuk mund të hiqen për arsye që nuk janë të specifikuara në Kodin Zgjedhor, shkruan BNE.

Kurse Knaus sqaron më tej: Kjo është arsyeja pse anëtarët e KQZ-së caktohen për gjashtë vite dhe nuk shkarkohen vetëm në rast se kryejnë një krim. Ata duhet të veprojnë në bazë të Kodit Zgjedhor dhe ta mbrojnë atë, jo të angazhohen në politika partiake. A duan ata që partia e tyre të fitojë? Ndoshta, por kjo nuk ka lidhje me mënyrën se si e bëjnë punën ata. Nëse gjërat nuk shkojnë siç duhet, druhem se më vonë njerëzit do shohin pas dhe do e shohin kolapsin e KQZ-së dhe reagimin e dobët ndërkombëtar si një pikë të rëndësishme kthese për keq.

SHBA ka bërë zhurmë në lidhje me këtë maskaradë, por nuk e ka detyruar Berishën që të tërhiqet, thekson BNE.

Aktivisti shqiptaro- amerikan, Geri Kokalari, sqaron: Edhe pse ndërkombëtarët kanë bërë zhurmë, mbetet për tu parë nëse ata do e detyrojnë Berishën të dorëzohet. E gjitha kjo bëhet për të shmangur ndonjë konflikt për shkak se qëllimi kryesor i Perëndimit është që të ruajë stabilitetin dhe jo të forcojë demokracinë.

Kurse Knaus insiston se BE duhet të jetë e qartë dhe e prerë në qëndrimet e saj. Duhet të dërgojnë një sinjal të qartë se disa institucione nuk duhen prekur, disa rregulla nuk duhen ndryshuar. Nuk ka rëndësi se kush fiton, rëndësi ka që votuesit shqiptarë të kenë shansin për të marrë pjesë në garë në mënyrë të lirë dhe të ndershme.

Por sa janë shanset që kjo të ndodhë?

Duken të pakta, e mbyll shkrimin BNE./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›