E Diel, 1 Nëntor 2026

BOBOSHTICA DSHMORT DHE OMONIA

Opinion

Prej disa ditesh ne shtyp pasqyrohet fakti i rregullsive te pazbatuara ose paregullsive ne perpjekjet njerezore per mirembajtjen dhe sistemimin e nje memoriali ne kujtim te dy deshmoreve te ushtrise greke rene ne luften kunder fashizmit ne vitin 1941. Ne fakt nxitje per dhenien e ketij opinioni mu be lajmi per homazhet e Presidentit te Republikes ne varrezen e te reneve franceze gjate luftes se pare boterore. Francezet nuk erdhen ne Shqiperi per te cliruar Francen as per te pushtuar Shqiperine. Por rane ne lufte per nje mision te rendesishem te fuqive te medha kunder fuqive ekspansioniste te kohes. Ushtaret greke rane ne fushen e betejes ne Shqiperi per nje mision shume me te lavdishem. Ata luftuan per clirimin e atdheut te pushtuar nga Ushtria Fashiste Italiane. Pa asnje perkrahje tjeter kombi grek 6 milionesh arriti te munde ushtrine e dyte me te madhe te kohes italine 40 milioneshe. Kostoja e grekeve ishte e pallogaritshme ne njerez. Por rendesi me te madhe se cdo gje tjerr kishte fitorja historike. Ajo fitore nuk ishte vetem e popullit grek por e gjithe popujve qe vuanin pushtimin nga ana e Italise dhe Gjermanise. Me mire se kushdo keto vleresime mund ti beje populli shqiptar qe pa ngjarjet e luftes me syte e tij.

Ne periudhen 1944-1990 nuk pati ndonje perkujdesje per varret e deshmoreve greke ne Shqiperi. Pas vitit 1990 politika zyrtare shqiptaro-greke ratifikoi disa marreveshje per kete problem duke vendosur rregulla mbi risistemimin e varrezave memoriale ne kujtim te te reneve. Deri ketu gjithcka eshte ne rregull. Por dicka behet argument qe pothuajse mbas cdo sistemimi te ketyre memorialeve te kete nje kontestim sistematik nga shtypi shqiptar. Pyetja eshte Kush ka te drejte ne Boboshtice

Natyrisht nuk mundet nje opinion ti ktheje pergjigje te njeanshme pyetjes se shtruar. Por vleresimin objektiv te nje ceshtjeje pretendon se duhet ta beje.

Ne kete kontekst do te thoja se perpjekjet e njerezve te Omonias dhe te konsullates Greke ke Korces per te nderuar kujtimin e deshmoreve greke duhen vleresuar pozitive. Kam qene personalisht ne ate memorial ne vitin 1997 nje vit pasi ishte ndertuar. Eumlshte thjesht nje kryq 3 metra i larte me tre pllakate te shkruara plot respekt nga banori i Boboshtices Stavri Zuko. Fjale te thjeshta e te spikatura plot dashuri per te renet ne luften e drejte te mbrojtjes te lirise se atdheut. Trimat dhe deshmoret populli shqiptar gjithmone i ka nderuar. Prandaj nuk mendoj se dikush pati nje qellim te keq te perdhose varret e shqiptareve gjate nderimit te varreve te grekeve. Se ne fakt aty dihet se jane varrosur dy ushtare greke por jo percaktimi i sakte i vendit nga bashkekohesit. Prandaj pllakati shkruan I perjetshem kujtimi i atyre qe prehen ketu. Pra pervec deshmoreve greke aty ka edhe te varrosur te tjere qe me sa di jane varre te vjeter te murgjve te manastirit te atij vendi. Ndoshta i takon Mitropolise se Korces te thote fjalen e saj per shkeljen ose jo te kanunit zakonor ortodoks meqe edhe memoriali ndodhet ne territorin e saj. Gjithsesi ne raste te tilla te gjithe duhet te jene me te kujdesshem ne dhenien e deklaratave. Mbase nuk eshte persosur cdo gje ne Shqiperine e re demokratike. Vendet e zhvilluara europiane kane miliona faqe te shkruara per rregullat e te gjalleve e po kaq edhe te te vdekurve. Te gjithe jemi deshmitare qe ne Shqiperi ka kudo varre te pamirembajtura te paemertuara e te padiferencuara nga pjesa tjeter e nivelit te tokes. Ndoshta ne aspektet kulturore e turistike te vendit mund te behet dicka ne kete drejtim ne te ardhmen e afert. Por sot tingellon keq nje trajtim kaq i gjate ne shtyp i ketij momenti. Gazeta Shqip apo pjesa tjeter e medies se shkruar e vizive natyrisht kane te drejten e tyre investiguese dhe bejne shume mire qe nxjerrin ne evidence shkelje te normave te moralit te shqiptareve. Por mendoj se eshte e mjaftueshme kritika per parregullsi kur behet fjale per memorialin e dy deshmoreve qe luftuan dhe rane ne lufte per Greqi e per Shqiperi. Gjithcka eshte e rikuperueshme. Me pak mirekuptim cdo gje mund te shkoje ne vendin e duhur. Tek dy popuj miq te perjetshem nuk mendoj se dikush do te gjeje ndonje argument per armiqesi te reja. Nga ana tjeter nuk eshte aspak e ndershme qe te shfrytezohet politikisht nje ngjarje qe ska pasur asnje qellim te godase apo te ofendoje dike me paramendim. E kete e them kryesisht per mbeturinat e Omonias se veteshkaterruar te Korces dhe drejtuesve autarkike te ketij grupi per gjithe Shqiperine. Sado te ferkojne duart per gabimet e kundershtareve nuk do te mund te perfitojne me nga pushteti i grabitur antidemokrat qe u siguronte komoditeti i fitimit te nje ministrie e te nje vendi ne Parlament.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›