Durres galeri arti ne toke te xhamise
Ne rreze te xhamise kryesore te Durresit do te ngrihet nje galeri arti. Ideja ne dukje e bukur dhe qe permbush nje mungese te kahershme te qytetit per nje galeri te arteve duket se bie ndesh me aktivitetin fetar qe ushtrohet ne objektin siper saj ndersa i ka marre xhamise pothuajse te gjithe hapesiren per lutjet ne sheshin para saj. Ne nje galeri artesh nuk mund ti heqesh asnje artisti te drejten qe te ekspozoje punimet e veta artistike te cilat mund te bien ndesh me aktivitetin fetar. Ekspozim nudosh art ekzistencialist dhe art qe kundershton besimin e njeriut te nje fuqi hyjnore ndersa nga minarja siper galerise do te degjohen thirrjet per namaz. Kryebashkiaku Dako thote per gazeten se nuk eshte menduar kjo ane e medaljes por gjetja e nje marreveshjeje mund te perfshije edhe kete.
Konflikti per pronenPerpos mosperputhjes logjike te galerise se artit me xhamine mes myftinise se Durresit dhe bashkise ka edhe nje problem me te qenesishem cenim i prones. Myftinia akuzon bashkine dhe KRRT-ne se kane demtuar xhamine e madhe nga punimet qe po kryhen ne sheshin qendror te Durresit por edhe per cenimin e prones se Komunitetit Mysliman. Xhamia ka pesuar carje ne muret e saj per shkak te punimeve nderkohe qe eshte cenuar edhe trualli i saj. Situata e krijuar e ka detyruar myftinine e Durresit te kerkoje hartimin e nje raporti inxhinierik per te evidentuar demtimet e medha dhe rrezikun e metejshem serioz dhe me pasoja te pakthyeshme qe i kanoset ketij objekti simbol te kultit fetar.
Ky raport i hartuar nga Ilyrian Consulting Engineers parashikon efekte tejet negative ne konstruksionin e xhamise nga nderhyrjet ne rreze te saj deri ne kthimin e objektit ne te paperdorshem. Nje tjeter problem mes dy institucioneve eshte dhe cenimi i prones nga ky investim i bashkise. Nderkohe ka qene vizita ne xhami e kryebashkiakut dhe drejtuesve te tjere te administrates lokale qe eshte shfrytezuar per te gjetur gjuhen e perbashket si dhe per te marre premtimin per ndertimin e nje xhamie te re ne qytetin port.
PadiaPak kohe me pare myftiu i Durresit Redi Quku i eshte drejtuar me nje kerkesepadi Gjykates se Shkalles se Pare duke kerkuar anulim te lejes se ndertimit nderprerje te cenimit te prones se Komunitetit Mysliman dhe kthimin e prones ne gjendjen e meparshme perfshi dhe shperblimin per demin e shkaktuar. Ne kerkesepadi theksohet se nga punimet per zbatimin e projektit te bashkise jane zbuluar themelet e xhamise si dhe eshte cenuar prona e Komunitetit Mysliman.
Bashkia Durres i kryen punimet bazuar ne vendimin e KRRT-se se dates 23 tetor 2010 qe shkel hapur kushtet urbanistike dhe largesine qe duhet te ruhet nga prona fqinje dhe nga objektet e vecanta sic eshte xhamia nje objekt kulti. Bashkia e Durresit dhe KRRT-ja kane shkelur hapur rregulloren e urbanistikes prandaj duhet bere anulimi i kesaj leje si nje akt i nxjerre ne kundershtim me ligjin... Komuniteti Mysliman eshte pronar i siperfaqes prej 639 m2 prone kjo qe eshte cenuar nga bashkia dhe qe eshte provuar qarte dhe ne aktin e ekspertimit shkruhet ne kerkesepadine e myftinise se Durresit qe perfaqesohet nga avokatja Shqiponja Latifi.
BisedimetNderkohe dita e Kurban Bajramit ka sherbyer per arritjen e marreveshjes mes paleve ne konflikt marreveshje e cila do te nenshkruhet ne ditet e ardhshme. Kryebashkiaku Vangjush Dako deklaroi se u arrit nje marreveshje mes tyre por nuk beri te qarta detajet mbi te. Ne diskutuam me perfaqesuesit e Komunitetit Mysliman te qytetit edhe per gjetjen e nje vendi per ndertimin e nje xhamie te re megjithese mundesite i kemi te pakta por vullneti ekziston plotesisht ka thene Dako.
Nderkaq myftiu Redi Quku nuk ka pranuar te deklarohet nese do te kete nje terheqje te padise se bere kunder bashkise dhe shoqerise qe kryen punimet ne shesh dhe nese marreveshja perfshin dhe demshperblimin apo riparimin e demeve.