Lirohen nga burgu grabisin kazinone
Dy persona te cilet nuk kishin as pese muaj qe ishin liruar nga burgu per vjedhje u ishin rikthyer perseri me arme. Nje prej tyre eshte arrestuar nga policia ndersa tjetri eshte shpallur ne kerkim. Ata dyshohet se kane bashkepunuar edhe me nje grup tjeter hajdutesh te cilet merreshin me vjedhje te dyqaneve dhe lokaleve kryesisht atyre sportive. Dy dite me pare policia e kryeqytetit ne bashkepunim me Durresin dhe Fierin nisi nje aksion kunder hajduteve duke shoqeruar shume persona kontingjent kriminal qe eshte finalizuar diten e djeshme me shtate te arrestuar dhe pese persona te shpallur ne kerkim.
Grabitja e kazinoseGjate hetimeve policia ka zbuluar vjedhjen me arme te nje kazinoje ne Kavaje per te cilen rezultojne autore dy te denuar po per vjedhje por edhe nje person i arrestuar pak jave me pare per vrasje. Sipas te dhenave behet fjale per vjedhjen me arme te kazinose Monako e realizuar me date 12 tetor te ketij viti ku mbeti i plagosur rende me arme 34-vjecari Nexhat Muca. Ky person ishte punonjesi i sigurise ne kete kazino dhe gjendja e tij shendetesore vazhdon te jete e rende. Nga hetimet rezultoi se grupi kryesohej nga Ermal M. dhe Andi Shkurti qe jane arrestuar ne vitin 2009 per vjedhje lokalesh por kishin disa muaj qe kishin rifituar lirine. Ata ne bashkepunim me tre persona te tjere zhvillonin aktivitetin e vjedhjeve me dhune duke studiuar ambientin. Fillimisht paraqiteshin si kliente dhe me pas ktheheshin me maska e arme dhe vidhnin parate e xhiros. Me ta ne grup ka qene edhe Albano Kusi i arrestuar per vrasjen e Shkelqim Nozllit ngjarje e ndodhur me 19 tetor 2010 pas prishjes se pazarit mes tyre per dy pistoleta. Policia tha se per grabitjen e Kavajes eshte arrestuar Shkurti nderkohe qe eshte shpallur ne kerkim Ermal M. dhe dy persona te tjere.
Operacioni PlasmaPolicia tha se vec tyre ka zbuluar edhe disa persona te tjere te implikuar ne shume vjedhje lokalesh sportive qe dyshohet se kane lidhje me grupin e pare. Gjate operacionit te koduar Plasma policia e kryeqytetit arrestoi 6 persona dhe shpalli ne kerkim dy te tjere. Operacioni u realizua nga hetimi i krimit te Tiranes ne bashkepunim me koleget ne Durres. Gjate ecurise se hetimit eshte konkluduar se ata ne bashkepunim me njeri-tjetrin ne kohe dhe vende te ndryshme dyshohet te jene autore te vjedhjeve te shume dyqaneve dhe lokaleve kryesisht sportive te ndodhura ne Tirane dhe ne Durres. Deri me tani ne vazhdimesi te punes hetimore dhe veprimeve procedurale eshte dokumentuar teresisht implikimi i tyre ne 11 vjedhje lokalesh sportive ne Tirane. Nga hetimet mesohet se ata jane autore edhe te nje sere vjedhjesh te lokaleve dhe supermarketeve ne qytetin e Durresit.