E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

BOSNJË-HERCEGOVINË – Dhjetëra-mijëra banesa pa energji elekrike për shkak të stuhisë së borës

SARAJEVË, 24 dhjetor /ATSH/ Dhjetëra-mijëra shtëpi në Bosnjë-Hercegovinë kanë mbetur sot pa energji elektrike – pas reshjeve të dendura të borës dhe erërave të forta që shkaktuan kaos në trafik në vendet fqinje, Kroaci dhe Serbi, sipas CTV News.

Në Slloveni, kërkimet për një alpinist hungarez të plagosur – i zhdukur në Alpet në veri të kryeqytetit, Lubjanë që nga e diela – u pezulluan për shkak të erërave të forta.

Ekipet e shpëtimit gjetën dje shoqëruesen e tij dhe e transferuan atë në një vend të sigurt.

Në të gjithë Ballkanin, autoritetet lëshuan paralajmërime për udhëtime pasi reshjet e dendura të borës çuan në mbylljen e disa rrugëve kryesore.

Bosnjë-Hercegovina, Serbia dhe Kroacia pezulluan lëvizjen e automjeteve të rënda dhe vendosën nivele të kufizuara trafiku në rrugët e mbuluara nga bora.

Disa pjesë të Bosnjë-Hercegovinës u përballën me një ndalim total të trafikut hekurudhor. Kompania shtetërore e energjisë e Bosnjë-Hercegovinës e përshkroi situatën si “jashtëzakonisht të vështirë” në disa zona të vendit.

“Bora e dendur dhe e lagësht rrëzoi linjat e shpërndarjes së energjisë – të cilat ishin të vështira për t’u aksesuar”, thuhet në një deklaratë.

Bosnjë-Hercegovina veriperëndimore dhe ajo perëndimore u goditën më rëndë nga stuhia. Banorët, në disa zona kanë mbetur pa ujë të pijshëm, ndërsa shkollat ​​janë mbyllur për të dytën ditë radhazi.

Televizioni rajonal N1 raportoi se dhjetëra automjete kishin ngecur në dëborë për 10 orë gjatë natës.

Autoritetet në qytetin, Drvar shpallën gjendjen e emergjencës ndërsa po luftonin për të pastruar borën. //a.i./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›