E Diel, 1 Nëntor 2026

BOTA FLASH/Lajmet më të fundit nga politika, aktualiteti, show bizi

WORLDNEWSQipro, kamionët mbushen plot me
euro gjatë natës, rihapen bankat
Të gjitha bankat në Qipro, qëndrojnë të mbyllura që nga 16 marsi nga frika e tërheqjes masive të kapitalit, duhet të rihapen këtë mëngjes. Autoritetet në ishull kanë njoftuar tashmë se do të vendosin kontrolle të kapitalit ose kufizime në shumat që njerëzit mund të tërheqin ose të transferojnë nga llogaritë e tyre rrjedhëse: këto masa po merren për të parandaluar një eksod masiv. Por nuk mbaron këtu: për të mirën e bankave dhe “sigurinë” e tyre, Nikosia kërkuar ndihmën e G4S, një ofrues i shërbimeve të sigurimit, numri një në botë, për të siguruar furnizimin e bankomateve. Janë punësuar 180 roje britanike për të “kontrolluar radhët” e personave në banka. Duket sikur qytetarët, të cilët për 11 ditë nuk patën akses në llogaritë e tyre, të jenë kusarë bankash, dhe jo mbajtësit e llogarive rrjedhëse të tyre. Fakti është se vlerësuar se kërkesa për para nga ana e qipriotëve do të jetë e madhe, dhe se vrapi nëpër sportelet e bankës është ajo që njerëzit do të duan të bëjnë sot. Për të paktën katër ditë me rradhë, në bazë të dekretit ministror, është vendosur një tavan për tërheqje prej 300 euro në ditë për person në ditë për tërheqje. Pagesat dhe transfertat jashtë vendit janë të kufizuara në 5.000 euro në muaj, për person dhe pre bankë dhe udhëtarët që lënë ishullin nuk do të jetë në gjendje të mbajnë me vete më shumë se 1.000 në cash.

Brazili, Doktoresha e Vdekjes,
dyshohet për vdekjen 300 personave
Virginia Soares de Souza njihet ndryshe në Brazil si Doktoresha e Vdekjes. Aktualisht ajo akuzohet për vdekjen e 7 pacientëve në Spitalin Evangjelist të Kuritibas, por dyshohet për eleminimin e 300 personave, me qëllimin e vetëm: të lironte krevatet e spitalit. Bashkë me të akuzohen edhe gjashtë mjekë të stafit të saj, si dhe një infermier. Mjekja 56-vjeçare u arrestua më 19 shkurt, por u la e lirë me kusht të enjten e kaluar në pritje të akuzës. Të mërkurën, prokurorët kërkuan një tjetër urdhër-arresti, sepse ekziston rreziku i dëmtimit të provave. Mario Lobato, që drejton hetimin për llogari të Ministrisë së Shëndetësisë braziliane, shpjegoi se të 7 pacientët humbën jetën në rrethana shumë të ngjashme. Hetuesit deklaruan se do të paraqesin 1.700 raste vdekjesh, që kanë ndodhur prej kësaj datë e deri tani. Doktoresha deklarohet e pafajshme. Kundër saj është dëshmia e infermierit Silvio De Almeida, i cili i tha televizionit Globo se: Ajo ndjehej si të ishte Zoti. Bënte atë që donte dhe po kështu vepronin dhe mjekët e tjerë. Nëse do të vërtetohet se ajo ka vrarë 300 pacientë, ajo mund të kalojë edhe britanikun Harold Shipman, i cili ka vrarë me mbidozë morfine 297 pacientë, prej marsit 1995-1998 në Hajd, në afërsi të Mançesterit. Në vitin 2000 ai u dënua me 15 dënime të përjetshme dhe katër vjet më pas u vetëvra në burgun e Ueik Filldit.

Gjykatësi i Sarkozy kërcënohet me vdekje
Gjykatësi që pranoi nisjen e një procesi ndaj ish-Presidentit të Francës, Nicolas Sarkozy, u kërcënua me vdekje me disa gëzhoja të gjendura në kutinë e tij postare në Bordo, informuan dje mediat franceze. Së bashku me gëzhojat, në kutinë postare ishte vendosur edhe një letër adresuar gjykatësit Jean-Michel Gentil, në të cilën kërcënoheshin edhe pjesëtarë të tjerë të trupit gjykues. Policia e qytetit jugperëndimor të Bordosë ka nisur hetimet mbi këto kërcënime. Një javë më parë, gjykata vendosi të pranonte kërkesën e prokurorisë për të ndjekur penalisht Nicolas Sarkozy, për disa kontribute të paligjshme financiare të pranuara nga pronarja miliardere e LOreal, Liliane Bettencourt, për të ndihmuar në financimin e fushatën zgjedhore të vitit 2007. Nëpërmjet avokatit të tij mbrojtës, Sarkozy ka informuar se do të apelojë vendimin e gjykatës për nisjen e procesit kundër tij.

Jep dorëheqjen ish- ministri malazez pas skandalit seksual
Kreu i Auditit Shtetëror në Malin e Zi, Mirosllav Ivanisheviç, ka dhënë dorëheqjen pasi në media u publikuan pamje nga një video erotike e tij. Ivanisheviç, ish- ministër i Financave, dha dorëheqjen pasi video u përhap me shpejtësi në mediat e rajonit. Në video ai duket duke bërë seks me një femër të panjohur në zyrën e tij. Informoj publikun se kam dhënë dorëheqjen e parevokueshme, duke vlerësuar se sjellja ime, që ka tërhequr vëmendjen e medias dhe publikut, nuk është e përshtatshme për funksionin tim shtetëror, tha Ivanisheviç. Sipas Balkan Insight, ai ka qenë ministër i Financave nga viti 1998 deri në vitin 2005 dhe zëvendëskryeministër nga viti 2004 deri në vitin 2006. Një gjykatë në Bari të Italisë e ka akuzuar për lidhje me një grup të kontrabandës së cigareve, por ai u lirua nga akuzat në vitin 2010.

Web
Sulmi më i madh i hakërsva që për pak zhduku internetin
Kaosi në rrjet është shkaktuar nga armiqësia midis Spamhaus, aktivistëve anti-spam, dhe Cyberbunker, grupi hollandez që ofron shërbimet hosting. “Po vihet në jetë sulmi më i madh i piraterisë informatike të të gjitha kohërave. Me këto fjalë, BBC përshkruan se çfarë po ndodh këto ditë në internet. Prapa ngadalësimit të lidhjeve të internetit që ka ndodhur në tërë botën, po fshihet një sulm masiv DDoS ose Distributed Denial of Service. Në praktikë, kur një sulm i tillë vihet në jetë, krijohet një lloj trafiku fallco i cili nuk lejon përdoruesit të vërtetë të interesuar, për të hyrë në faqet e webit. Pas sulmeve, për të cilat po heton policia, fshihet armiqësia ndërmjet Spamhaus, një organizatë jofitimprurëse dhe Cyberbunker, një kompani holandeze e cila ofron shërbime hosting. Qëllimi i Spamhaus, e cila ishte një nga kompanitë më të prekura nga sulmi i fundit, është të ndihmojë providerat e internetit të filtrojnë përmbajtjen spam dhe përmbajtje të tjera të padëshiruara. Me sa duket, përshkallëzimi i sulmeve filloi kur Spamhaus përfshiu në listën e zezë të serverave të përdorura për qëllime jo shumë të qarta edhe ata servera të cilët administrohen nga Cyberbunker që në faqen e tij pretendon të jetë në dispozicion për të akomoduar çdo material përveç “pedopornografisë dhe materialeve me përmbajtje terroriste.” Por sipas Spamhaus, në fakt Cyberbunker bashkëpunon me organizata kriminale ruse dhe europiano-lindore për të bërë të mundur sulmet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›