BOTËRORI 2026 – Paraguaji shpall festë kombëtare fitoren kundër Gjermanisë

BUENOS AIRES, 30 qershor /ATSH-DPA/ – Paraguajanët u zgjuan sot me një festë kombëtare shtesë, të shpallur nga qeveria, pas fitores së papritur të vendit ndaj Gjermanisë në Kupën e Botës.
Presidenti Santiago Pena njoftoi festën në X vonë të hënën, pasi ekipi paraguajan mundi Gjermaninë 4-3 me penallti, pas një barazimi 1-1 në 1/16 e finales.
Duke postuar dekretin që shpallte festën, Pena shkroi se “sot, i gjithë vendi po feston”.
“Po festohet fitorja e një ekipi kombëtar që mishëron vetë thelbin e identitetit tonë: shpirtin luftarak, besimin dhe forcën e një populli që nuk dorëzohet kurrë”, theksoi ai.
Pena gjithashtu ndau një foto të tij duke nënshkruar dekretin me një fanellë të ekipit kombëtar.
Ai falënderoi ekipin për “gëzimin e madh” që i kishin sjellë vendit.
Paraguaji është rikthyer në Kupën e Botës për herë të parë që nga viti 2010.
Në përpjekjen e tyre për të arritur në çerekfinale, Paraguaji do të përballet me Francën ose Suedinë./ a.jor.