E Shtunë, 31 Tetor 2026

BQE: Dalja nga kriza me 2010

Banka Qendrore Evropiane beri thirrje dje, per reforma te guximshme per te garantuar fillimin e nje rimekembjeje ekonomike nga kriza globale vitin e ardhshem. "Besimi yne mbeshtetet aktualisht ne menyre te barabarte ne guximin e vendimeve tona te shpejta dhe ne sigurine e strategjive per daljen nga kjo krize", deklaroi presidenti i Bankes Qendrore Evropiane, Jean-Claude Trichet gjate nje fjalimi ne Tokio. Ai theksoi se, bankat do te jene ne qender te masave te jashtezakonshme qe Banka Evropiane pritet te prezantoje muajin e ardhshem, kur pritet t'i bashkohet SHBA-se, Japonise dhe Britanise se Madhe ne vendimet pertej uljes se normes se interesit me qellim ringjalljen e ekonomise dhe tregjeve te kreditimit. Bankat qendrore kane bere te ditur tashme planet e tyre per blerjen e kredive te keqija ne menyre qe te lehtesojne bankat e vogla ne kreditimin e me shume kompanive dhe individeve, nje politike qe sipas shume analisteve mund te shkaktoje rritje te inflacionit ne te ardhmen.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›