Shehu: Buxheti nuk eshte ne krize, fondet nga jashte kur te vije casti
Buxheti i shtetit nuk po perjeton krize qe te kerkoje ndihma financiare per mbulimin e deficiteve. Zv ministri i Financave, Sherefedin Shehu tha dje se, buxheti i shtetit, sipas te dhenave aktuale, me te ardhura dhe shpenzime eshte brenda parametrave normale. Kur situata te gjykohet e nevojshme, sigurisht qe qeveria do te konsideroje normale ndihmen per financime nga jashte. Me kete deklarate Shehu i eshte pergjigjur keshilles se guvernatorit te Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani, i cili nje dite me pare tha se, qeveria shqiptare duhet te kerkoje financime te jashtme per te mbuluar deficitin buxhetor. Fullani beri te ditur dje se, bankat kete vit nuk kane shume fonde te lira per te plotesuar nevojat e qeverise dhe ekonomise me kreditim, prandaj sipas tij duhet kerkuar ndihme financiare edhe nga FMN. Ndersa zv/ministri Shehu tha se, "Qe te bashkepunojme me FMN-ne duhet te kesh marreveshje e ne momentalisht nuk kemi marreveshje me ta. Por kjo nuk do te thote qe nese situata eshte e tille qe ne te kemi nevoje per mbeshtetje, te mos shkojme e te bashkepunojme me FMN-ne e BB-ne". Ai tha se, aktualisht qeveria ka nje program mbeshtetjeje paraprakisht nga Banka Boterore qe quhet huaja per "politikat e zhvillimit" qe eshte mbeshtetje buxhetore. Te shpresojme qe nuk do kemi nevoje"- theksoi Shehu. Nje dite me pare, guvernatori Fullani deklaroi ne Parlament se gjate vitit ne vijim, mungesa e likuiditetit, do te jete edhe problemi me i madh, qe do te kene bizneset, qytetaret dhe rrjedhimisht edhe ekonomia. Kjo per shkak edhe te shtrengimit te kredive nga bankat.
Rekomandimi
Nje dite me pare, guvernatori Fullani deklaroi ne Parlament se, gjate vitit ne vijim, mungesa e likuiditetit, cka do te thote parave, do te jete edhe problemi me i madh, qe do te kene bizneset, qytetaret dhe rrjedhimisht edhe ekonomia.
Rekomandimi
Nje dite me pare, guvernatori Fullani deklaroi ne Parlament se, gjate vitit ne vijim, mungesa e likuiditetit, cka do te thote parave, do te jete edhe problemi me i madh, qe do te kene bizneset, qytetaret dhe rrjedhimisht edhe ekonomia.