E Diel, 1 Nëntor 2026

Flijohen ne depresion nje burre dhe nje grua

Flijohen brenda disa oreve nje burre dhe nje grua ne Qarkun e Fierit ne kushte depresioni. Divorci nga bashkeshortja dy vjet me pare, mendohet te jete shkaku per vetehelmimin ne kodrat e ullinjve, te 50-vjecarit Agim Qose, nga fshati Gradishte i Lushnjes, i cili eshte gjetur i pajete nga kalimtaret. Ndersa mbetet ende mister shkaku i vertete i tentatives se vetehelmimit te 33-vjecares Majlinda A., nga fshati Kremenar i Mallakastres, e cila ndodhet ne gjendje kome ne spital. Viktimat mesohet se jane prinder te dy femijeve.

Ngjarja e pare ka ndodhur mesditen e djeshme, kur 50-vjecari Agim Qose, i ka dhene fund jetes duke u vetehelmuar, ne bllokun me ullinj mbi qytetin e Lushnjes. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare te policise, qe shpjeguan se trupi u gjet nga kalimtare te rastesishem. Ne vendngjarje ka shkuar nje grup hetimor, qe nuk vuri re shenja dhune ne trup dhe konstatoi paraprakisht helmimin e babait te dy femijeve. Pas autopsise qe i eshte kryer nga grupi mjeko-ligjor ka rezultuar, se 50-vjecari kishte pire dy kokrra pesticidi fostoksine. Policia ka njoftuar te afermit e te ndjerit, qe bene edhe identifikimin dhe terheqjen e trupit nga morgu. Nga deshmite e mbledhura, mesohet se Qose prej dy vjetesh ishte divorcuar, ndersa ishte dhe i papune. Duket se gjendja e rende ekonomike ka ndikuar po aq sa divorci i perjetuar, qe t'i jepte fund jetes ne depresion. Familjaret thane se ne mengjes Agimi kishte percjelle per ne shkolle dy femijet e tij, dhe me pas ishte drejtuar nga qendra turistike "Blerimi".

Flijimi i dyte eshte ndermarre oret e pasdites se djeshme ne Mallakaster, kur familjaret derguan ne spital ne gjendje te rende 33-vjecaren Majlinda A., nene e dy femijeve. Gruaja eshte gjetur nga bashkeshorti i saj, qe me urgjence e nisi per ne qytet. Policia nisi hetimet dhe ende nuk ka zbuluar motivet e ngjarjes. Mendohet se nje zenke e mundshme ne familje mund te jete bere shkak i kalimit ne depresion. Mjeket thane se gjendja e 33-vjecares eshte e rende, pasi ka pire preparat fosfororganik dhe po perpiqen qe ta mbajne ne jete. Nje grup hetimor po verifikon deshmite e familjareve dhe rezultatet e eksperteve, per te zbuluar rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.

Xhemil Beharaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›