E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perfundon TEC i Vlores, ne test prove

Blerina Hoxha

Termocentrali i Vlores, vepra e pare e energjetikes qe prej me shume se 25 vjetesh, eshte futur ne test prove. TEC-i, ndertimi i te cilit perfundon ne muajin qershor te ketij viti i eshte nenshtruar ditet e fundit testeve te kontrollit per te pare kapacitetin e plote te tij. Burime zyrtare nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, bene dje se, aktualisht po kryhen testet dhe kontrollet e te gjitha pajisjeve te ketij TEC-i". Punimet per ndertimin e TEC-it te Vlores kane nisur ne 1 shtator 2007 duke perfshire nenstacionin e ri te Babices dhe disa objekte te tjera, si linjen per daljen e tensionit te larte 220 KV ne nenstacionin e Fierit, linjen e tensionit te larte 220 KV me dy qarqe Fier-Babice, fuqizimi i nenstacioni i Babices me dy autotransformatore, linjat 110/ 35 KV me rajonin, nenstacioni Vlora 2 me dy transformatore, me fuqi prej 35 MVA secili. Per ndertimin e TEC-it te Vlores po financohet shuma prej rreth 92 milione euro, nga Banka Boterore dhe BERZH. Pjesa me e madhe e punimeve kane perfunduar plotesisht. Sasia e energjise qe do t'i shtohet rrjetit te transmetimit dhe shperndarjes me venien ne pune te TEC-it te ri te Vlores, llogaritet ne 98 ME. TEC-i i Vlores perben investimin me te madh publik si veper energjetike, pasi prej 27 vitesh nuk eshte ndertuar asnje objekt i ri prodhues i energjise. Termocentrali do te punoje me nafte te distiluar me vlere 112 milione dollaresh ne nje zone prej 6 hektaresh rreth 6 km ne veri te Vlores. Zona ku do te ndertohet eshte perdorur per shume vite si nje terminal nafte. Projekti mbeshtetet nga nje kredi e bute prej 25 milione dollaresh nga IDA (Shoqata Nderkombetare per Zhvillim) e Bankes Boterore, 37.5 milione dollare nga Banka Evropiane per Rindertim dhe Zhvillim (EBRD), 37.5 milione dollare nga Banka Evropiane e investimeve dhe 12.6 milione dollare nga KESH (Korporata Elektroenergjetike Shqiptare). Ndersa qeveria shqiptare ka futur tashme ne proces edhe ndertimin e termocentrale te reja duke perfshire edhe ato nukleare. Behet fjale per nje TEC me qymyr qe pritet te ndertohet ne zonen e Porto Romanos dhe gjithashtu nje TEC nuklear ne grykederdhjen e Bunes ne Shkoder.

TEC-i i ri shmanget varesia nga hidrocentralet

Kriza energjetike e viteve te fundit ne Shqiperi ka qene rezultat i faktit qe vendi siguron 98 per qind te energjise nga hidrocentralet, e cila pakesohet ne vite me thatesire, kur prurjet e ujit pakesohen dhe turbinat s'mund te prodhojne sasine e duhur te energjise. Para vitit 1997, Shqiperia prodhonte mjaftueshem energji per te plotesuar nevojat e brendshme si dhe te eksportonte ne vendet fqinje. Por kerkesa per energji elektrike eshte rritur kater here krahasuar me fillimin e viteve '90, ndersa mirembajtja e keqe e pajisjeve dhe shirat e paket e kane pergjysmuar sasine qe prodhohet, sipas edhe te nje konstatimi qe ka bere Banka Boterore. Keshtu qe hidrocentralet jane te ndjeshme ndaj ndryshimeve te motit dhe cikleve te thatesires. Per shkak te kesaj situate Shqiperia ka vendosur te diversifikoje burimet e prodhimit te energjise, duke ndertuar termocentralet do te ndihmonin ne furnizimin e qendrueshem me energji elektrike qe do te permiresonte kerkesen ne rritje per energji ne Shqiperi. Megjithate, edhe kur termocentrali i Vlores nise nga ai do te plotesonte vetem 30 per qind te nevojave te paplotesuara te kerkesave per elektricitet ne Shqiperi. Sasia vjetore e energjise qe Shqiperia mund te prodhoje aktualisht 4,000 GW/h ndersa kerkesa eshte 6,800 GW/h. Kjo diference duhet te permbushet ne nje fare menyre, qofte duke importuar, qofte duke prodhuar ne vend.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›