E Shtunë, 31 Tetor 2026

BQE: Eurozona ende e pasigurt, megjithe stabilizimin ekonomik

Treguesit aktuale po sinjalizojne stabilizim te aktivitetit ekonomik per tremujorin e pare te vitit, por te dhenat konfirmojne gjithashtu edhe prevalencen e pasigurise. Keshtu eshte shprehur presidenti i Bankes Qendrore Europiane, Mario Draghi, gjate raportimit te tij dje ne Komisionin per Ceshtjet Ekonomike dhe Monetare te Parlamentit Europian. Sipas tij, ekonomia do te mbeshtetet nga eksportet dhe nga interesat shume te uleta ne terma afatshkurtra si dhe nga masat jo standarde te bankes. Nga ana tjeter, shefi i BQE-se ka bere me dije gjithashtu se risqet e renies se ekonomise jane te lidhura vecanerisht me intensifikimin e tensionit ne tregun e borxhit ne eurozone dhe potencialit te larte qe ky tension te kaloje ne ekonomine reale. Por ai permendi si nje risk per ekonomine edhe "rritjen e metejshme te cmimeve te lendeve te para".

Ne tremujorin e pare te vitit, Banka Qendrore Europiane injektoi me shume se 1 trilion euro ne sistem per te parandaluar nje krize financiare ne Eurozone.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›