Takse e sheshte apo progresive?! Te dyja bashke ...
Takse e sheshte apo progresive?! Ne kohen kur kjo ceshtje ka krijuar mjaft debat ne radhet e politikes, nje propozim i ri ka mberritur prej ish-ministrit te Financave, Kastriot Islami. Sipas tij, mund te mendohet edhe aplikimi i variantit per nderthurjen e te dyja ketyre taksave ne politikat fiskale te vendit. Gjate nje tryeze per ceshtje te krizes ekonomike, organizuar dje nga shoqeria civile, ku te pranishem ishin edhe deputete, Islami u shpreh se mund te realizohet nje reforme e re qe i perfshin te dyja taksat e lartpermendura. Sipas tij, kjo do te ishte ne fakt, nje rruge e ndermjetme qe nuk do te demtonte as biznesin dhe ne te njejten kohe, do te siguronte rritje ekonomike. Duke shtuar se gjithsesi, taksa e sheshte tashme ka dhene prova ne ekonomine shqiptare, por edhe se taksa progresive nuk mund te lihet pa u marre ne konsiderate. Megjithese ne dukje nje sistem i ri fiskal, i nderthurur dhe pertej skemave te deritanishme, ai tha se ai mund te rezultonte eficient. Nga ana tjeter, i pranishem ne kete tryeze, ish-presidenti i Republikes, Rexhep Mejdani, duke folur ne menyre te vecante per treguesin ekonomik te borxhit publik, ai tha se paraqitet mjaft e nevojshme gjetja e nje konsenusi mes paleve per te aplikuar nje mekanizem ligjor, i cili do ta ruante ate brenda parametrave te duhur, pa i kapercyer limitet. Me tej, duke iu referuar temes se rendesishme per ndikimin e pashmangshem te ndikimit te krizes financiare ne rajon, ekspertet e ekonomise kane mbrojtur idene se nje rol te madh ne kete situate, ka edhe Banka e Shqiperise. Nga ana e tij, perfaqesuesi i opozites, Arben Malaj, ish-minister i Financave, i pranishem ne kete tryeze, tha se kriza financiare tashme e ka perfshire vendin. "Strategjia per parandalimin e krizave eshte gjeja me e mire, por duket se ne nuk po e marrim dot kete pergjegjesi", - tha ai lidhur me nje fakt te tille.