Haxhinasto: Fillim i ri ne marredheniet Shqiperi-Gjeorgji
Shqiperia dhe Gjeorgjia do te intensifikojne marredheniet bilaterale mes dy vende. Deklarata eshte bere dje nga zevendeskryeministri dhe ministri i Puneve te Jashtme, Edmond Haxhinasto, ne takim me ministrin e Puneve te Jashtme te Gjeorgjise, Grigol Vashadze. Gjate takimit, Haxhinasto vleresoi nivelin aktual te marredhenieve ndermjet Shqiperise dhe Gjeorgjise dhe evidentoi punen e perbashket per levizjen e lire mes dy vendeve. Ne kuader te bashkepunimit dypalesh, Haxhinasto theksoi se ekziston nje baze solide qe keto marredhenie te zhvillohen me tej. Ai nenvizoi plotesimin e kuadrit ligjor, ngritjen e komisionit te perbashket ekonomik dhe mbajtjen e forumeve te perbashketa te biznesit. Nderkohe, ministri Vashadze, pasi falenderoi ministrin Haxhinasto per gjithe mbeshtetjen qe Shqiperia i ka dhene Gjeorgjise per aspiraten e saj drejt anetaresimit ne NATO, ndau te njejtin mendim mbi rendesine e rritjes se bashkepunimit dypalesh me theks ne fusha te tilla si energjetika, shkembimet tregtare, shkembimet kulturore dhe njerezore. "Republika e Shqiperise, si vend anetar i NATO-s, mbeshtet aspiraten e Gjeorgjise per t'u anetaresuar ne kete organizate. Kjo eshte edhe ceshtje parimore, pasi ne vleresojme se cdo komb ka te drejten e tij legjitime te anetaresohet, apo te jete pjese e kujtdo organizate. Gjithashtu, ne mbeshtesim edhe pjesemarrjen e Gjeorgjise ne samitin e Cikagos ne formatin e diskutuar", - tha Haxhinasto gjate konferences se dhene per mediat me ministrin e Gjeorgjise.