PS: Sherbimi diplomatik, i politizuar dhe klientelist
Partia Socialiste ka zhvilluar dje tryezen e programit per sherbimin diplomatik. Drejtues te PS-se, ish-ministrat te Jashtem dhe personalitete te njohur te fushes se diplomacise kane dhene idete e tyre ne lidhje funksionimin dhe rolin aktual te diplomacise shqiptare. Ish-ministrja Arta Dade u ndal ne fjalen e saj ne gjendjen aktuale te sherbimit, duke theksuar se vihet re nje mungese profesionalizmi dhe angazhime te diplomateve. Sipas saj, puna e MPJ-se ne keto vite eshte karakterizuar nga shkelje flagrante te Ligjit. Nr. 9095, date 3.7.2003, "Per sherbimin e jashtem te Republikes se Shqiperise" dhe te ligjit te sherbimit civil. Dade u shpreh se keto shkelje e kane shnderruar "diplomacine ne nje instrument ne sherbim vetem te Kryeministrit, Partise Demokratike dhe, per fat te keq, se fundi dhe te koalicionit". Ajo theksoi se gjate viteve te fundit eshte vene re nje politizim i skajshem i diplomacise. "Politizimi dhe militantizimi i tejskajshem i diplomacise eshte me pasoja te renda e te patolerueshme afatgjata per vendin, duke nisur nga percaktimi klasik dhe i gjithepranuar nderkombetarisht se diplomacia eshte ne sherbim te interesave te vendit dhe te kombit, dhe duhet te jete diplomaci e kualifikuar, profesionale, efektive dhe dinamike", - u shpreh dje Dade. Deputetja e PS-se ka shtuar se te dhenat e nxjerra ne lidhje me sherbimin diplomatik tregojne per shkelje te te gjitha kritereve. "Sipas nje studimi joshterues te emerimeve ne diplomaci, aktualisht Shqiperia ka nje trup diplomatik ne masen 70% te emeruar ne shkelje te ligjit. Kjo shifer mund te jete edhe me shqetesuese ne emerimet e ambasadoreve. Per te perligjur shkeljet e ligjit, qeveria ka miratuar nje VKM, e cila e lejon Ministrin e Puneve te Jashtme qe, per te ashtuquajtura nevoja te MPJ-se, te rekrutoje ne diplomaci personel edhe ne kundershti te plote me kerkesat e ligjit", - tha dje Dade. Ajo ka theksuar se keto praktika qe jane ndjekur nga Ministria e Jashtme "shkaterrojne karrieren ne diplomaci, ulin motivimin per te punuar ne sherbim te interesave te vendit dhe gjithashtu, shkaterrojne sistemin e gradave, sic e parasheh ligji". Ne takim ka qene i pranishem dhe kreu i Partise Demokracia Sociale, Paskal Milo. Ai u shpreh se niveli i sherbimit diplomatik le shume per te deshiruar. "Ne mjaft raste diplomatet jane shpesh si lypsare. Vendet fqinje kontribuojne me shume ne sherbimin diplomatik. Duhet ripare edhe ky aspekt", - u shpreh Milo.
Bello: Roli i sherbimit diplomatik eshte zbehur nga klientelizimi
Kryetari i Grupit te Punes per Tryezen e Programit per Diplomacine ne PS, deputeti Marko Bello, u shpreh se projekti i PS-se per kete fushe ka marre mendimet e specialisteve me te mire, por edhe qytetareve qe jane te interesuar per sherbimin diplomatik. Ai u shpreh se dhe tryeza e organizuar se fundmi synon thithjen e mendimit per nje diplomaci sa me efikase. "Ne programin e saj, Partia Socialiste ka parashikuar te realizoje objektiva ambicioze ne lemin e politikes se jashtme, me synimin e qarte per te punuar dhe bere te mundur ribashkimin me Europen", - tha Bello. Ai ka renditur prioritetet e diplomacise shqiptare, duke theksuar se synimi eshte arritja e objektivave. Bello u shpreh se vitet e fundit roli i sherbimit diplomatik eshte zbehur per shkak te politikave klienteliste qe ekzistojne ne Ministrine e Jashtme. "Me gjithe disa hapa pozitive, te cilat i dedikohen me teper perpjekjeve, perkushtimit dhe profesionalizimit te nje pjese te diplomateve tane, ne pergjithesi roli i sherbimit diplomatik eshte zbehur se tepermi vitet e fundit dhe ai po kalon realisht nje periudhe te veshtire, per shkak te politikave klienteliste dhe nepotike, mungeses se konkurrences dhe shmangies se sistemit te karrieres", - u shpreh Bello.