BQE Ne kerkim te financimeve

Për presidentin e Bankës Qendrore Europiane Jean Claude Trichet është mëse normale që Fondi Europian i Shpëtimit të vihet në kërkim të financimeve.
Eshte mese logjike si levizje, pohoi Trichet ne prag te lenies se postit ne krye te BQE-se, duke shtuar se kjo nuk do te thote qe vendet europiane jane duke i shtrire doren Kines. Sa per ceshtjen e Greqise, Trichet thote se ajo duhet t`i ishte nenshtruar kontrolleve me te rrepta perpara se te pranohej ne Eurozone.
"Qeverite e vendeve anetare duhet t`i kishin aplikuar me me rreptesi rregullat ekzistuese te zones se euros. Sa per pranimin e saj, duhet te them se kur Greqia hyri ne Eurozone, ekzistonte nje atmosferë e pergjithshme neglizhence si ne tregje, ashtu edhe ne nivel qeveritar", tha Claude Trichet.
Kreu i mekanizmit europian te stabilitetit financiar, Klaus Regling udhetoi dite me pare drejt Pekinit, ku u tha se do te kerkonte nga Kina 100 miliarde dollare dorezani. Mbremjen e se dieles presidenti kinez Hu Jintao mberriti ne Vjene per nje vizite shteterore perpara takimit kyc te G20-tes ne Cannes te Frances ne datat 3 dhe 4 nentor.
Vizita e Jintaos ne Europe, e dyta brenda vitit, vjen nje jave pas apeleve te liderereve europiane qe Kina te investoje ne fondin e shpertimit e ta ndihmoje Europen te kaperceje spiralen e krizes se borxhit. Shpresa qe sidoqofte zbehen shume nga deklaratat se zevendesministrit kinez te Financave, Zhu Guangiao, i cili e beri te qarte se investimet ne Fondin Europian te Dorezanive, nuk jane ne axhenden e samitit.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Ligji i mbetjeve, Berisha: Kthimi nga Presidenti, politik
"Shoqëria civile të monitorojë importin"
Rama:Do të vazhdojmë politikën e dorës së shtrirë
Ekspertët: Videoja Meta-Prifti, nuk u gjetën gjurmë regjistrimi
Kukës, konflikti me minierën
Hapen 38 km në autostradën Vërmicë-Merdare