E Diel, 1 Nëntor 2026

BQE nuk do të marrë pjesë në një lehtësim të borxhit grek

Presidenti i Bankës Qendrore Europiane (BQE) Mario Draghi, deklaroi se ky institucion nuk do të pranojë të pësojë humbje në obligacionet greke që posedon, me qëllim që t’i ofrohet lehtësim i borxhit Greqisë. 

“Eshtë mjaft e qartë se nuk mund të bëjmë financim nomizmatik”, deklaroi Draghi në një konferencë për shtyp. 

Kur u pyet drejtpërdrejtë nëse BQE do të merrte pjesë në një lehtësim të borxhit grek, Draghi u përgjigj qartë: “Jo”. 

Duke vijuar, presidenti i BQE shtoi se çdo ndihmë e re ndaj Greqisë do të shoqërohej nga kushte të reja. 

Më herët, presidenti i Eurogrupit, deklaroi se ishte logjike të pranohej se Greqisë i duhet një tjetër program mbështetjeje dhe më shumë ndihmë financiare nga eurozona, para se të kthehet në tregjet. Arsyeja, siç tha, është se problemet e Greqisë nuk do të jenë zgjidhur krejtësisht në 2014. 

(Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›