E Diel, 1 Nëntor 2026

Teatri “Petro Marko”, nis sezonin e re me komedi “misterioze”

Ne datat 7 dhe 8 shtator, ne skenen e Teatrit “Petro Marko” ne qytetin e Vlores, do te shfaqet premiera e komedise “Misteri”, nje realizim i trupes se ketij teatri me regji te Jorgaq Tushes. Komedia e autorit Aldo Do Benedetti, vjen per here te pare per artdashesit vlonjate. Ne kete premiere do te interpretojne Lavdimir Abilaliaj, Ilirian Ali, Matilda Avduli dhe Elisa Toshkallari. Ajo pason premieren e komedise “Te gjithe me huqe”, te dramaturgut francez Laurent Baffi, vene ne skene nga Eliona Thomaraj, qe u shfaq per publikun para pak muajsh. Regjisori, Jorgaq Tushe, wshtw shprehur pwr mediat se “me venien ne skene te kesaj premiere, synohet te percillen tek publiku vlera te artit dhe mesazhe te dites. Trupa e Teatrit “Petro Marko” e ka pasuruar arkiven e shfaqjeve duke vene ne skene pjese te njohura te autoreve shqiptare dhe te huaj. Komedia “Te gjithe me huqe”, u vleresua si nje sukses i kesaj trupe dhe aktoreve te njohur ne Vlore dhe me gjere, mes te cileve, Ilirian Ali e Lavdimir Abilaliaj, Artan Islami e Astrit Mamaj, apo me te rejave si Matilda Avduli. Nje nga sukseset e ketij viti ne kete teater ishte edhe realizimi i edicionit te katert te Takimit Mbarekombetar te Monodrames.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›