E Shtunë, 31 Tetor 2026

BQE ul normën bazë të interesit për euron

Banka Qëndrore Europiane ka ulur nga 1 në 0.75 për qind normën bazë të interesit për euron.

Vendimi vjen pas dobësimit të vazhdueshëm të ekonomisë europiane.

Efektet e këtij vendimi do të ndihen edhe në vendin tonë, pasi pritet që kreditë e reja që do të jepen në euro, të jenë më të lira, në kushtet kur do të pësojë rënie eurolibori.

Lëvizja vjen një javë pasi udhëheqësit e BE-së ranë dakord që të ecin drejt një sistemi bankar më të qëndërzuar, nën drejtimin e BQE-së.

Aktualisht, norma bazë e interesit që Banka Qëndore Europiane u imponon bankave të nivelit të dytë është prej 1%, por ajo pritet të shkurtohet në nivelin më të ulët historik, prej vetëm 0,75%.

Në një deklaratë të mëparshme, guvernatori Draghi i kërkoi udhëheqësve europiane që të përcaktojnë sa më shpejt një qëndrim të përbashkët, sepse ndryshe institucioni që ai drejton do ta ketë shumë të vështirë të udhëheqë Eurozonën drejt daljes nga kriza më e thellë që prej krijimit të saj.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›