E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fullani Ruajtja e stabilitetit makroekonomik rendesi per BSH

Banka e Shqipërisë kërkon nga bankat e nivelit të dytë të ndalet vlera rritëse e kredive problematike. Sipas Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë,  Ardian Fullani, është e rëndësishme që bankat të ekzekutojnë kolateralet apo thënë ndryshe të sekuestrojnë pasuritë e lëna peng për kreditë. Fullani e quajti këtë si të vetmin shteg për të çuar në rritje ekonomike, ku bankat duhet të luajnë një rol aktiv.
Në fjalën e tij para përfaqësuesve të bankave, Fullani deklaroi se kjo industri duhet të lancojë kredinë për forcimin e ekonomisë. 
Kryetari i Shoqatës Shqiptare të Bankave ofroi disa zgjidhje për ekzekutimin e kolateralit. Sipas tij, është e rëndësishme që të liberalizohen tarifat që përmbaruesit privat aplikojnë në rastin e sekuestrimit të një prone, duke e insistur atë që të çojë deri në fund procesin. 
Deklarata e guvernatorit Fulani u bënë gjatë një takimi, që Banka e Shqipërisë organizoi me përfaqësuesit e bankave. 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›