Ruli nxit fermeret te bashkohen ne kooperativa
Fermerët shqiptarë duhet të bashkohen në kooperativa, në mënyrë që t’i përballojnë me sukses sfidat e së ardhmes. Ministri i Bujqësisë, Genc Ruli deklaroi gjatë promovimit të Zhvillimit të Shoqërive të Bashkëpunimit Bujqësor në Shqipëri, se një organizim i tillë i fermerëve sjellë përfitime në vend. Sipas ministrit Ruli, një organizimi do të sjellë garanci, si tregun e brendshëm dhe atë të jashtëm.
Në Shqipëri aktualisht janë krijuar disa kooperativa, të cilat kanë arritur të kenë sukses dhe përfitime më të mira për fermerët. Modele të tilla janë në Sarandë, ku janë bashkuar kultivues agrumesh, në Pojan të Korçës për prodhimin e mollës. Po ashtu, disa grupe fermerësh në Cakran të Fierit, për perime fushe si dhe grupi i fermerëve në Frakull të Fierit.