E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sindikatat apel Kosovës: Hiqni doganën e çimentos

Sindikatat shqiptare paralajmëruan sot Ministren e Ekonomisë së Kosovës, të tërheqë menjëherë taksën doganore për cimenton shqiptare, përndryshe sindikatat shqiptare do të organizojnë protesta përballë Ambasadës së Kosovës në Tiranë. Kreu i sindikatave, Gëzim Kalaja, tha se ky ligj i Prishtinës zyrtare që favorizon kompanitë greke dhe maqedonase, rrezikon të nxjerrë në rrugë 1 mijë punëtorë të këtij sektori.

Gjatë një mbledhjeje të Komisionit parlamentar të Ekonomisë, ku ishte thirrur të jepte shpjegime për vendimin e saj të kritikuar gati nga të gjitha forcat politike kosovare, ministrja Mimoza Kusari-Lila tha dje në mënyrë konfidenciale se taksa e importit u vendos pas një premtimi të Greqisë për ndihmë nga BERZH si dhe anëtarësimit të vendit në këtë organizatë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›