BQT, rrit normat e interesit
që tërhiqen nga masat e jashtëzakonshme të stimulit të ekonomisë. Në një sondazh të fundit analistët kishin parashikuar mos ndryshim të normës bazë të interesit nga Banka Qendrore e Tajvanit në 1.25%. Në muajin mars Guvernatori i bankës, paralajmëroi se periudha e politikës ultraliberale monetare, kishte marrë fund dhe me vendimin e djeshëm analistët presin rritje të mëtejshme të normës së interesit në këtë vit. Analistët thonë se masa aktuale e rritjes do të ketë ndikim të vogël në ekonomi, porse është një sinjal për tregjet financiare se Banka Qendrore, do të nisë të shtrëngojë politikën monetare duke kthyer normën bazë të interesit në vlerat normale.
G20: Rehn pret marrëveshjen për financat
Në një intervistë ekskluzive për Reuters, Komisioneri Europian për Ekonominë dhe Çështjet Monetare, Olli Rehn, tha se Bashkimi Europian, pret që takimi i G20 të arrijë në një marrëveshje mbi politikën fiskale. Udhëheqësit e G20 duhet të arrijnë një marrëveshje mbi mënyrën se si do të dilet nga masat e stimulit fiskal, që u përdorën për të nxjerrë ekonominë globale nga recesioni, tha Rehn. Menjëherë pas krizës financiare globale dhe recesionit, ekonomitë me borxhe të mëdha në Eurozonë, morën masa shtrënguese ekonomike për të vënë kontrollin mbi financat publike me synimin për të rifituar besimin e tregjeve. Kriza greke e borxheve ka zhvlerësuar me 14% monedhën e përbashkët evropiane, euro, që nga fillimi i këtij viti. Greqia, Spanja, Portugalia, Italia, Gjermania dhe Franca kanë marrë masa të ashpra për të ulur nivelet e borxheve kombëtare. Por ende ka shumë shqetësime se kjo politikë dëmton përspektivën e ekspansionit ekonomik dhe që si efekt do të ketë rënien e nivelit të punësimit dhe do të rrisë borxhin kombëtar në termat afatgjatë.
Tregjet ndërkombëtare, nafta 76 dollarë për fuçi
Nafta ra të premten, duke u futur në udhë për të shënuar një rënie javore prej 1,2 për qind, pasi rënia në tregjet e aksioneve e zbuti efektin rritës që shkaktuan sinjalet se stuhia e parë e sezonit të uraganeve në Atlantik mund të jetë në udhë e sipër për të goditur brigjet. Aksionet aziatike ranë të premten, në pritje të masave shtrënguese që mund të rezultojnë nga samiti i G20-ës në Toronto, ndërsa një ditë më parë Uoll Striti u rrëzua nga shqetësimet që ringjallen herëpashershme tek investitorët prej krizës greke të borxhit. Porositë për mallra afatgjata amerikane, shifrat mbi të cilat u raportuan të enjten, nuk ishin aq të forta sa për të davaritur dyshimet mbi ekonominë amerikane, apo efektin negativ të parashikimit të kujdesshëm të Rezervës Federale për rritjen ekonomike. Nafta bruto amerikane për gushtin ra 23 centë në 76,28 dollarë për fuçi, duke u futur në udhë për të shënuar javën e parë me humbje në tre javë kohë. Megjithatë, çmimet mbeten 18 për qind më lart fundit prej 65 dollarësh që u shënua më 20 maj. Nafta Brent e Londrës për gushtin ra 32 centë në kuotën 76,15 dollarë për fuçi.